2015: Martin Camaj në kulturën shqiptare
Me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe albanologut të shquar Martin Camaj, më dt. 24 shtator 2010, u organizua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Martin Camaj në kulturën shqiptare”.
Pas hapjes së Konferencës nga prof. dr. Ardian Marashi, përshëndetën dr. Erika Camaj, bashkëshortja e M. Camajt dhe z. Ndue Sanaj, kryetar i Shoqatës Atdhetare Dukagjini.
Në Konferencë u mbajtën dy referate: Referatin “Martin Camaj dhe moderniteti i letrave shqipe” e mbajti drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Ardian Marashi, ndërsa referatin “Albanologu i shquar Martin Camaj në 85-vjetorin e lindjes” e mbajti akad. prof. dr. Kolec Topalli.
Më tej Konferenca i vijoi punimet në dy sesione. Në sesionin e parë të saj u mbajtën kumtesat kushtuar analizës dhe vlerësimit të krijimtarisë së shumanshme letrare të Martin Camajt, ndërsa në sesionin e dytë të kësaj Konference u dëgjuan kumtesat që vlerësonin ndihmesat e kontributet e shumta të Martin Camajt në fusha të ndryshme të gjuhësisë shqiptare.
* * *
Në këtë botim janë përfshirë materialet e kësaj Konference Shkencore.
Botuar: 01-02-2015
AL
EN