Në këtë faqe do të paraqiten vëllimet e akteve të konferencave të zhvilluara nga Instituti i Gjuhësisë e i Letërsisë që nga viti 2012.

Tetë vëllimet e para, të viteve 2012-2018, janë aktet e konferencave Kërkime Gjuhësore (I-VI) dhe Studimet letrare në proces (I-IV), të mbajtura gjatë viteve të Shkollës masteriale e doktorale që zhvilloi Instituti në vitet 2011-2017, që pasqyrojnë rezultatet e punës kërkimore vjetore të punonjësve shkencorë të IGJL dhe të studentëve të doktoratës që kryenin tezën në këtë institucion.