Politika e jashtme e Turqisë dhe lufta e Kosovës: diskutimet mbi çështjen e Kosovës në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë (1998-1999)

Ballkani ishte një nga pikat më të rëndësishme në agjendën e politikës së jashtme turke gjatë viteve të ’90-ta. Me fillimin e luftës në Kosovë, Ankaraja zyrtare ndoqi një politikë aktive duke dëshmuar se si vend ballkanik Turqia e përqafonte çështjen e Kosovës, mbante peshën e saj, dhe përmbushte përgjegjësinë e saj morale. Në një linjë me partnerët e saj gjeostrategjikë, shteti turk theksoi domosdoshmërinë e uljes së tensioneve dhe të balancimit të kërkesave të palëve duke mbajtur fillimisht një pozicion të moderuar përballë zgjidhjeve të tjera politike të mundshme për Kosovën. Me shtimin e reperkusioneve të aparatit serb në Kosovë, Turqia do të rivlerësonte politikën e saj të jashtme në raport me çështjen e Kosovës duke ndjekur në muajt në vazhdim një linjë më të vendosur dhe më të ashpër kundrejt palës serbe. Në këtë ndryshim të politikës së jashtme turke, përveç aktivitetit të faktorit ndërkombëtar do të luante një rol të rëndësishëm dhe akteri politik i brendshëm. Qëllimi i punimit është të analizohet shkalla e ndikimit të këtyre akterëve në pozicionimin final të palës turke, duke vendosur theksin në diskutimet e bëra mbi çështjen e Kosovës në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë.

Autorët

  • Ibrahim Gashi
  • Majlinda Misini

Fjalët Kyçe:

Kosova, Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë, NATO, shtypi turk

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-06

How to Cite

Gashi, I., & Misini, M. (2025). Politika e jashtme e Turqisë dhe lufta e Kosovës: diskutimet mbi çështjen e Kosovës në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë (1998-1999): Ballkani ishte një nga pikat më të rëndësishme në agjendën e politikës së jashtme turke gjatë viteve të ’90-ta. Me fillimin e luftës në Kosovë, Ankaraja zyrtare ndoqi një politikë aktive duke dëshmuar se si vend ballkanik Turqia e përqafonte çështjen e Kosovës, mbante peshën e saj, dhe përmbushte përgjegjësinë e saj morale. Në një linjë me partnerët e saj gjeostrategjikë, shteti turk theksoi domosdoshmërinë e uljes së tensioneve dhe të balancimit të kërkesave të palëve duke mbajtur fillimisht një pozicion të moderuar përballë zgjidhjeve të tjera politike të mundshme për Kosovën. Me shtimin e reperkusioneve të aparatit serb në Kosovë, Turqia do të rivlerësonte politikën e saj të jashtme në raport me çështjen e Kosovës duke ndjekur në muajt në vazhdim një linjë më të vendosur dhe më të ashpër kundrejt palës serbe. Në këtë ndryshim të politikës së jashtme turke, përveç aktivitetit të faktorit ndërkombëtar do të luante një rol të rëndësishëm dhe akteri politik i brendshëm. Qëllimi i punimit është të analizohet shkalla e ndikimit të këtyre akterëve në pozicionimin final të palës turke, duke vendosur theksin në diskutimet e bëra mbi çështjen e Kosovës në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 343–377. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/93