Roli i shtetit amë të serbëve dhe pushtetndarja në Kosovë

Autorët

  • Isamet Bakiu

Fjalët Kyçe:

Kosova, pushtetndarja (power sharing),, demokracia konsociale, përfaqësimi proporcional, koalicionet e zgjeruara, e drejta e vetos, autonomia

Abstrakti

Republika e Kosovës, si një shtet i ri me një çështje të hapur të njohjes ndërkombëtare të plotë dhe një mosnjohje zyrtare nga Serbia që përfundimisht do të garantonte paqe afatgjate, po ballafaqohet me një imponim të mekanizmit të menaxhimit ose zgjidhjes së konflikteve siç është pushtetndarja e që në anglisht njihet si term makropolitik “power sharing”. E kaluara ka dëshmuar se marrëveshjet si ajo e Dejtonit (1995) dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit (2001) kanë ardhur si mekanizëm për të ndaluar konfliktet dhe si bazë për të ndërtuar pushtetndarjen. Ngjashëm ishte edhe Marrëveshja e Rambujesë (1999), e cila u refuzua nga pala serbe. Inskenimi i një konflikti në Kosovë dhe viktimizimi i popullatës serbe në komunat në veri do të sillte te një skenar i rinegocimit dhe imponimit të një zgjidhjeje territoriale. Faktorët që e imponojnë këtë janë shteti amë i serbëve - Republika e Serbisë, por edhe faktorët ndërkombëtarë që ndikohen nga diplomacia serbe dhe ruse. Politika serbe e kthimit të pushtetit serb në Kosovë rrit shpresat dhe pengon serbët të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës. Realisht Kosova nuk është shtet me të gjitha elementet e pushtetndarjes ose demokracisë konsociale dhe mu këtu është koncentrimi i imponimit politik të shtetit amë serb. Si të fuqizohet pushteti i serbëve minoritar dhe si të mbetet ndikimi i shtetit serb në Kosovë përmes elementeve të demokracisë konsociale e sidomos përmes elementit të katërt të pushtetndarjes siç është autonomia territoriale që synohet përmes bashkimit të komunave të veriut e njohur në opinion me termin serb si “zajednica”. Metodologjia e përdorur në këtë artikull është përmes përshkrimit të elementeve të pushtetndarjes dhe krahasimit të tyre me shtetet si Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina. Përshkrimi i Kosovës përmes elementeve si përfaqësimi proporcional, koalicionet e zgjeruara, të drejtën e vetos dhe autonomisë territoriale ose joterritoriale si dhe krahasimi i ndërthurtë argumenton tendencat që të drejtat minoritare të avancohen në të drejta të popullit shtetformues.

Downloads

Download data is not yet available.

References

https://www.paragraf.rs/propisi/ustav_republike_srbije.html

Vickers, Miranda. The Albanians: A Modern History, I.B. Tauris, 2001

Meta, Beqir; Verli, Marenglen; Shatri, Muhamet. Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, Vëllimi I, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2017

Ramet, Sabrina. The Three Yugoslavias: State-Building and Legitimation, 1918–2005

Human Rights Watch. NEN URDHERA: Krimet e Luftës në Kosovë, October 2001, https://www.hrw.org/legacy/albanian/kosovo2001/summary.pdf

Lijphart, Arend. Power Sharing and Group Autonomy the 1990s and the 21st Century, https://constitutionnet.org/sites/default/files/Lijphart%20consociation.pdf

Bakiu, Isamet. Pushtetndarrja si instrument paqeje në Ballkan, ITSHKSH - Shkup, 2019

https://europeanwesternbalkans.com/2018/08/09/solving-issue-kosovo-change-borders-possible

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/04/Kushtetuta.e.Republikes.se_.Kosoves.pdf

Kosovo Online, https://www.kosovo-online.com/vesti/analize/kurtijevo-pozivanje-na-ahtisarijev-plan-vracanje-na-dokument-koji-pravno-ne-postoji

Prelec, Marko dhe Rashiti, Naim. Integrimi i serbëve në Kosovë pas Marrëveshjes së Brukselit, https://balkansgroup.org/wp-content/uploads/2015/03/Integrimi-i-Serbeve-pas-marreveshjes-se-Brukselit1-1.pdf

Bieber, Florian. The Legal Framework for Post-War Kosovo and the Myth of Multiethnicity, LGI, 2004

http://www.crisisgroup.org/home/index.cfm?id=3031&l=1

http://www.unmikonline.org/pub/misc/FrameworkPocket_ENG_Dec2002.pdf

Daskalovski, Zhidas. Language and Identity, CEU, 2002

Horowitz, Donald L. Constitutional Design: Proposals Versus Processes, https://scholarship.law.duke.edu/faculty_scholarship/3485/

Gersuny, Karl. Ethnic cantons are a reality anyway, https://taz.de/Ethnische-Kantone-stellen-ohnehin-eine-Realitaet-dar/!1273507/

Xhaferi, Arbër. Ndarja e Kosovës sjell ndarjen e Maqedonisë, http://www.lajmet.com/index.php

https://mls.gov.mk/images/laws/Marreveshja_e_Ohrit.pdf

https://www.crisisgroup.org/europe-central-asia/balkans/kosovo/bridging-kosovos-mitrovica-divide

Downloads

Botuar

2025-06-06

How to Cite

Bakiu, I. (2025). Roli i shtetit amë të serbëve dhe pushtetndarja në Kosovë. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 323–341. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/92