Zahir Pajaziti – prologu qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Autorët

  • Skënder Zhitia

Fjalët Kyçe:

Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtabi Operativ, Zonat Operative, Zahir Pajaziti

Abstrakti

Në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), organizatë politiko-ushtarake (1994–1999), Zahir Pajaziti zë një vend të veçantë. Ai është sinonim dhe personifikim i pikëpamjeve dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve, është organizator i ushtrimeve ushtarake brenda dhe jashtë vendit, anëtar dhe njëri ndër themeluesit e Shtabit Operativ të UÇK-së brenda vendit, operatori kryesor, njëherazi bashkësendërtuesi i strategjisë origjinale, e cila ishte e pakapshme për armikun, strategji triumfuese e drejtuar nga vullneti dhe morali i fortë në konspiracion dhe aksione. Zahir Pajaziti është figura qendrore dhe identifikuese e UÇK-së dhe mbarë luftës së saj, deri në rënien e tij. Por, njëkohësisht, ka qenë figura më militante e kohës, sepse të gjitha aksionet deri në rënien e tij lidheshin për emrin e tij. Rënia e Zahir Pajazitit ishte humbje e madhe për Shtabin, për Zonën e Llapit, por edhe për gjithë UÇK-në. Megjithatë, rënia nuk u kthye, siç mendonin kundërshtarët, në vrasje të UÇK-së. Ajo u kthye në një obligim dhe thirrje për të gjithë për liridashësi, për të gjithë bashkëluftëtarët, që të ngjeshin radhët e tyre, ishte kushtrimi i luftës për liri, ishte zgjimi i ndërgjegjes kombëtare se si duhet dhënë gjithçka për rimëkëmbje kombëtare, ishte shembull i rënies në altarin e lirisë. Mbështetja kryesore e kumtesës janë burimet dokumentare të proveniencës ushtarake (UÇK), dhe strukturave të tjera organizative në kushtet e luftës, shtypi i kohës, dokumentar televiziv, bashkëbisedimet me drejtues të UÇK-së, si dhe literatura historiografike e botuara kryesisht brenda dhe jashtë vendit. Në këtë kumtesë synohet të paraqitet roli dhe kontributi i Zahir Pajazitit në kuadër të parahistorisë dhe historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Downloads

Download data is not yet available.

References

Dokumentar - kushtuar Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, RTK, 31.01.2021

Skender Zhitia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Zona Operative e Llapit, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2023

Skënder Zhitia, Dëshmorët e UÇK-së – Zona Operative e Llapit, Pejë, Dukagjini

Xhavit Haliti, Si e bëmë UÇK-në, Zëri, Prishtinë, 2003

Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharajt, Zëri, Prishtinë, 2003

Bedri Islami, Shansi i fundit në fillim të shekullit, Epoka e Re, Prishtinë, 2003

Safet Zejnullahu, Lufta për Kosovën – Flet komandant REMI, Zëri ditor, Prishtinë, 2000

Gafurr Elshani, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dokumente dhe artikuj, Zëri i Kosovës, Prishtinë, 2003

Bedri Islami, Gjashtë enigmat e një vrasjeje të trefishtë, Epoka e Re, Prishtinë, 2006

Nait Hasani, Libri i Lirisë, Zëri, Prishtinë, 2003

Reportazh: Jeta në Ankth, Bujku, Prishtinë, 6 shkurt 1997

Prononcime të dhëna në dokumentarët: “Lajmëtarët e Lirisë”, “Dokumentar për Zahir Pajazitin”, YouTube & RTK

Downloads

Botuar

2025-06-06

How to Cite

Zhitia, S. (2025). Zahir Pajaziti – prologu qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 169–177. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/84