Emigracioni shqiptar në SHBA (1900-1939): një analizë historike dhe demografike sipas burimeve amerikane
Fjalët Kyçe:
Migrimi, Shqiptarët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ellis Island, Nju Jork, listat e pasagjerëve.Abstrakti
Ky studim ofron një analizë historike dhe demografike të imigracionit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë periudhës 1900–1939, duke u mbështetur në burime të ndryshme historike, përfshirë të dhëna nga Arkivi Kombëtar Amerikan, listat e pasagjerëve të publikuara në Ancestry.com, FamilySearch.org dhe burime të tjera relevante. Studimi shqyrton motivet dhe modelet e migrimit shqiptar, duke theksuar faktorët politikë dhe ekonomikë që ndihmuan në formimin e këtij procesi. Emigrimi i shqiptarëve u zhvillua kryesisht si rezultat i destabilitetit politik nën sundimin osman si dhe dhunës dhe represionit të ushtruar nga shtetet ballkanike gjatë Luftërave Ballkanike. Nga ana tjetër, varfëria ekstreme, taksat e larta dhe mungesa e mundësive ekonomike në Shqipëri ishin gjithashtu faktorë kyç që nxitën shqiptarët të kërkonin mundësi më të mira jete në ShBA. Shumica e emigrantëve shqiptarë hynë në ShBA përmes stacioneve kryesore të emigracionit, sidomos Ellis Island në Nju Jork, dhe më pas u shpërndanë në qendrat industriale si Boston, Detroit dhe Çikago. Migrantët ishin kryesisht burra të rinj, punëtorë, të cilët udhëtonin vetëm me qëllimin për të punuar dhe për t’u kthyer në atdhe. Megjithatë, ndryshimet në politikat e emigracionit të ShBA-së, përfshirë vendosjen e kuotave kufizuese në vitet 1920, ndikuan ndjeshëm në fluksin e emigrantëve shqiptarë, duke ndryshuar strukturën dhe stabilitetin e komunitetit shqiptar në ShBA. Ky studim gjithashtu ofron një pasqyrë sasiore të prirjeve demografike dhe faktorëve që ndikuan në lëvizjen dhe integrimin e shqiptarëve në ShBA në këtë periudhë.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Hasani, M., & Thaçi, B. (2025). Emigracioni shqiptar në SHBA (1900-1939): një analizë historike dhe demografike sipas burimeve amerikane. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 151–168. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1674
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
