Shoqata Humanitare “Hasi” në shërbim të luftës çlirimtare (1998-1999)

Autorët

  • Bedri Muhadri

Fjalët Kyçe:

Shoqata “Hasi”, Ministria e Ekonomisë dhe e Financave, Fondi “Vendlindja thërret”

Abstrakti

Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998-1999 kundër okupimit serb e kanë ndihmuar shumë shoqata dhe asociacione të diasporës shqiptare dhe numër i madh i mërgimtarëve shqiptarë kudo anekënd ku vepronin. Njëra ndër këto shoqata është edhe Shoqata Humanitare “Hasi”, e cila veproi në Republikën e Kroacisë me seli në qytetin e Zagrebit. Shoqata është themeluar në qershor 1998, ku ka hartuar Programin dhe Statutin e vet dhe është regjistruar në organet përkatëse të Republikës së Kroacisë, më 4 mars 1999. Anëtarët e Shoqatës janë të gjithë nga treva e Hasit të Kosovës, të cilët ushtrojnë zejen e bukëpjekësit në tërë Republikën e Kroacisë. Shoqata numëron rreth 500 përfaqësues të punëtorive bukëpjekës, me rreth 2 000 të punësuar. Shoqata në sajë të veprimtarisë dhe të organizimeve të veta ka ndihmuar luftën çlirimtare në Kosovë kundër pushtuesit serb me afërsisht dy milionë marka. Me fillimin e luftës së armatosur Shoqata “Hasi” mjetet e grumbulluara i ka adresuar në institucionet shtetërore të Kosovës, në Qeverinë e Republikës së Kosovë e formuar në tetor 1991, në “Fondin Republika e Kosovës” e cila vepronte jashtë vendit. Me formimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në mars 1999 pas marrëveshjes së Rambujesë, Shoqata “Hasi” mjetet e grumbulluara i ka adresuar në fondin “Vendlindja thërret”, e administruara nga kjo qeveri. Për veprimtarinë e vet, Shoqata është shpërblyer me mirënjohje nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-06

How to Cite

Muhadri, B. (2025). Shoqata Humanitare “Hasi” në shërbim të luftës çlirimtare (1998-1999). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 537–558. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/103