Roli i mërgatës shqiptare në ndihmë të luftës çlirimtare në Kosovë (1990–1999)
Mots-clés :
Kosova, LPRK, demonstratat, vetëvendosja, republikaRésumé
Demonstratat shqiptare të viteve 1989-1991 në Kosovë shënuan një etapë vendimtare të rezistencës popullore kundër politikave hegjemoniste dhe represive serbe. Pas përpjekjeve të autoriteteve shtetërore serbe për të shtypur autonominë e Kosovës, të sanksionuar me Kushtetutën e vitit 1974, tensionet u përshkallëzuan edhe më shumë. Ndryshimet kushtetuese të propozuara, të cilat minonin pozitën juridike dhe politike të Kosovës, nxorën në pah përçarjet midis grupimeve politike shqiptare dhe përforcuan lëvizjet e masave të gjera popullore. Demonstratat masive, të udhëhequra nga punëtorët, studentët dhe shtresat intelektuale, shpërthyen me kërkesën për ruajtjen e autonomisë kushtetuese. Përpjekjet për të manipuluar këto lëvizje nga grupet projugosllave dështuan, falë ndikimit të organizatës së fshehtë me karakter çlirimtar, “Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës” (LPRK), e cila artikuloi kërkesa të qarta për vetëvendosje dhe republikë. Në kuadër të këtij studimi do të parashtroj një sërë pyetjesh hulumtuese: Cili ishte zhvillimi i relacioneve të brendshme të grupimeve politike në kuadër të institucioneve të Krahinës Autonome të Kosovës? Cili ishte roli i organizatës së fshehtë me karakter çlirimtar, “Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës”?
