Shqiptarët e Maqedonisë në veprimtaritë e përbashkëta atdhetare për çlirimin e Kosovës (1989–1993)
Mots-clés :
Ilegale, liri, LPK, UÇKRésumé
Lëvizjet Ilegale Shqiptare në Trevat Lindore kanë pasur gjithmonë një vijimësi të pashkëputshme në të gjitha periudhat historike që është vërtetuar edhe sot. Pavarësisht nga rrethanat politike dhe diskriminimeve shtetërore që vepronte Federata Jugosllave ndaj shqiptarëve në Ballkan, gjithmonë u angazhuan pandërprerë në veprimtaritë atdhetare për liri kombëtare nga viti 1945 deri në vitin 1999. Në veprimtaritë ilegale në vitet 1989-1991, bartësit kryesorë të grupeve ilegale në Kumanovë kanë qenë: Liman Jashari, Fadil Limani, Xhemail Sopi, Rexhije Avdiu dhe shumë të tjerë. Në Gostivar bartësit kryesorë të kësaj rezistence ishin: Valdeta Fejzullai, Hajredin Kaza, Nazif Sinani, Dashmir Aliji, Imberli Bekteshi, Zulqifli Dalipi, Nafie Zendeli etj., ndërsa kryetar i grupit ilegal “Besa” në Manastir ka qenë Nexhip Xhemailovski, sekretar Usein Usejnovski dhe arkëtar Vetin Usejnovski, të cilët organizuan mbështetje në të mirë të popullit shqiptar, duke shpërndarë parulla: “Kosova Republikë”, “Maqedonia nën Shqipërinë”, “Bashkëngjitje me Shqipërinë”. Kjo veprimtari u intensifikua sidomos pas vitit 1991, kur shumë shqiptarë nga Maqedonia u kyçën në grupet dhe stërvitjet e para në Shqipëri, bashkë me komandantin legjendar Adem Jashari. Ajo që nisi si lëvizje ilegale përfundoi me përfshirjen aktive në luftën për çlirimin e Kosovës, me një kontribut të qenësishëm nga shqiptarët e Maqedonisë.
Téléchargements
Références
Dokumente të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, 25.08.1989, fonde me dokumente të pabotuara, sidomos të KOS-it, nr. 444; Operativne informacije SDB.
Skender Asani, Sevdail Demiri, Milaim Fetau, Besnik Rameti, Ilegalja Shqiptare - pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë (Dokument analitik i Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, 1988) Vëllimi II, Shkup, 2023, 29.
Skender Asani, Sevdail Demiri, Besnik Rameti, Emin Azemi, Sali Islami, Zhvillimet kulturor-historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shekujve XIX - XX, Shkup, 2023, 454.
Përvjetori i protestave të vitit 1988 në Kumanovë për mbrojtjen e arsimit shqip dhe të burgosurit e saj, 29 gusht 2024.
Intervistë e realizuar me z. Jakup Limanin (11.06.2024 Shkup) dhe z. Femi Beqir (07.11.2024 f. Rashçe-Shkup) dy protagonistët kryesorë në stërvitjet me grupin e dytë bashkë me komandantin legjendar Adem Jasharin.
Intervistë me z. Fazli Veliun në organizimin e “Akademi mirënjohjeje e kryetarit të parë të LPK-së Fazli Veli (Daja)”, e mbajtur në teatrin e Shkupit për nder të 30-vjetorit të mbledhjes së tretë të LPK-së të mbajtur në f. Kollare të Kërçovës më 23 prill 1993. Organizuar nga shoqëria “Lëvizja” më 23 prill 2023, Shkup.
Fjalimi i Emrush Xhemailit sekretar i LPK-së dhe fjalimi i Ali Ahmetit anëtar i LPK-së, me rastin e 30-vjetorit të themelimit të UÇK-së e mbajtur në Institutin Albanologjik në Prishtinë, më 17 nëntor 2024, të organizuar nga Shoqëria “Lëvizja”, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë në Kosovë.
