Çlirimi i Kosovës dhe kërkesat e ilegales shqiptare deri më 1999
Mots-clés :
Kosova, Lëvizja Kombëtare Ilegale Shqiptare, Ushtria Çlirimtare e KosovësRésumé
Në periudhën e regjimit komunist, çështja e Kosovës konsiderohej një problem “i zgjidhur” brenda strukturave të propagandës jugosllave, e cila përpiqej të përcillte idenë se çështjet kombëtare kishin gjetur një zgjidhje përfundimtare. Megjithatë, në fillim të viteve të ‘90-ta, kjo çështje filloi të tejkalonte kufijtë e ish-Jugosllavisë, duke marrë përmasat e një problemi që kërkonte angazhimin dhe ndërhyrjen e fuqive ndërkombëtare. Interesi i komunitetit ndërkombëtar për çështjen shqiptare, e cila kishte mbetur ende pa zgjidhje, filloi të shfaqej pas protestave studentore të vitit 1981 dhe u theksua dukshëm pas vitit 1989, kur çështja u bë më e pranishme në agjendat e kancelarive ndërkombëtare. Të gjitha këto zhvillime historike patën një ndikim pozitiv në Kosovë dhe te shqiptarët, të cilët prej kohësh kishin ndërmarrë përpjekje për të realizuar të drejtat e tyre historike legjitime, me fillesat e tyre që datojnë që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878. Ndërkohë, një ndryshim vendimtar ndodhi për Lëvizjen Kombëtare Ilegale Shqiptare në vitin 1981, e cila e përfundoi veprimtarinë e saj në fund të shekullit XX, pikërisht kur u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), dhe gjithë përpjekjet kulmuan me çlirimin e vendit. Ky interval historik përbën periudhën më të rëndësishme, pasi përfaqëson mbylljen kulminante të një lëvizjeje të gjatë ilegale në Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare brenda ish-Jugosllavisë.
Téléchargements
Références
Arkivi i Kosovës, Dosja: LNDSH, Procesi gjyqësor i Halim Spahisë Gj. nr. 17/45
Qerim Lita, Referat për Komitetet Nacional-Demokratike Shqiptare, Prishtinë, 2009
Arkivi i KQ të LKJ-së, Beograd, Sekretariati Krahinor i Punëve të Brendshme, nr. 4000/1
Sabile Keçmezi-Basha, Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989, Prishtinë 2003
Sylë Ukshini, citim faqe 12
Ethem Çeku, Kosova: Në sfondin e diplomacisë jugosllave dhe të Shqipërisë 1945-1981, Prishtinë, 2009
Arkivi i Kosovës, dos. Formimi i ONDSH, 1946
Mehmet Hajrizi, Histori e një organizate politike dhe Demonstratat e vitit 1981, Toena, Tiranë 2008
Xhavit Haliti, http://kosovare.forumotion.com/t1445p15-kush-ishte-lpk-dhe-roli-i-saje-ne-uck
