Çështja e Kosovës dhe diplomacia ndërkombëtare (1989–1999)
Mots-clés :
Kosova, diplomacia, bashkësia ndërkombëtare, pavarësia, ndërhyrja e NATO-sRésumé
Lufta për çlirim dhe pavarësi e shqiptarëve të Kosovës, që në fillim ishte e lidhur ngushtë me ndërhyrjen dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Për një dekadë me radhë, nga viti 1989 deri në vitin 1999, çështja e Kosovës ishte një ndër temat më të diskutuara në qarqet politike ndërkombëtare. Kjo falë diplomacisë aktive të udhëheqësve politikë të Kosovës në të gjitha nivelet, si dhe falë rolit të madh që kishin mërgata shqiptare dhe lobet e saj në botë. Lufta e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe ndihma ndërkombëtare u kurorëzua me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në pranverë të vitit 1999, pas dështimit të Konferencës së Rambujesë, ndërhyrje kjo që u bë pa vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë mënyrë, diplomacia ndërkombëtare e kishte vënë përfundimisht Kosovën në agjendën e politikës ndërkombëtare si çështje e pazgjidhur. Prandaj, lufta e shqiptarëve për liri dhe pavarësi ishte me të vërtetë një luftë politike dhe diplomatike, krahas asaj ushtarake, që përfundoi me një fitore historike për shqiptarët e Kosovës.
Téléchargements
Références
Demaj, Frashër. Diplomacia dhe propaganda e Qeverisë së Kosovës në ekzil 1991–1999, Prishtinë, 2004.
Demaj, Frashër. Diplomacia e Kosovës 1991–1999, Prishtinë, 2008.
Demaj, Frashër. Kosova dhe diplomacia ndërkombëtare 1989–1999, Prishtinë, 2010.
Elsie, Robert. Historical Dictionary of Kosova, Lanham, Maryland, Toronto, Oxford, 2004.
Judah, Tim. Kosovo: War and Revenge, New Haven and London, 2000.
Malcom, Noel. Kosovo: A Short History, London, 1998.
Ramet, Sabrina Petra. The Three Yugoslavias: State-Building and Legitimation, 1918–2005, Washington, 2006.
