Elemente të intertekstualitetit në poezinë “Fyelli” të Naim Frashërit

##plugins.themes.academic_pro.article.main##

Blerina Harizaj

Abstrakti

Në historinë e zhvillimit të saj, letërsia shqipe, ashtu si letërsitë e tjera botërore, ka qenë e hapur për marrëdhënie me sistemet e tjera letrare. Ajo ka huazuar prej këtyre sistemeve burimore modele, tema apo edhe teknika poetike dhe i ka bërë pjesë të saj, duke ruajtuar gjithmonë identitetin e saj origjinal. Dukuria e marrjes dhe dhënies mes letërsive të ndryshme, e njohur si dukuria e interferencës, ka krijuar në çdo kohë ura komunikimi mes shkrimtarëve, të cilët modelet apo temat e huazuara i kanë përdorur për të na dhënë produktin e tyre, që është mesazhi. Një shembull tipik është poezia “Fyelli” i poetit të madh të Rilindjes Kombëtare Naim Frashërit, dhe poezia “Kënga e Fyellit” e poetit të madh mistik persian, Mevlana Xhelaledin Rumiut, vepra të cilat shihen si një relacion intertekstual. “Kënga e Fyellit” të Mevlana Rumiut shërbeu si një tekst burimor, mbi të cilën u ngrit teksti tjetër, që në rastin tonë është “Fyelli” i Naimit. Pikërisht, kjo marrëdhënie intertekstuale shihet që në titull, e cila është edhe shenja e parë e vënies së komunikimit me një vepër tjetër. Por nga gjithë kjo, vlen të theksohet fakti se letërsia persiane, si letërsi orientale që nuk bën pjesë në polisistemin europian, ka gëzuar një status të veçantë në letërsinë shqipe, jo vetëm në shekullin XVIII apo XIX, por edhe në ditët e sotme, ku poetë të ndryshëm shqiptarë, kanë huazuar modele, apo dhe teknika poetike orientale, të cilat kanë funksionuar më së miri brenda saj.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##

How to Cite
[1]
Harizaj, B. 1970. Elemente të intertekstualitetit në poezinë “Fyelli” të Naim Frashërit. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. (Jan. 1970), 57–66.

References

  1. Bulo, J., Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit, Tiranë 1999.
  2. Fjalor i shqipes së sotme, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Botimet Toena, 2002.
  3. Frashëri, N., Lulet e Verës, Dituria, 2001,Tiranë.
  4. Graham, A., Intertextuality, Routledge, London, 2000.
  5. Hutcheon, L., Literary borrowing ... and stealing: plagiarism, sources, influences and intertext, English studies in Canada XII, 2, Qershor 1986.
  6. Kristeva, J., Word, dialogue and novel, Oxford, Blackwell, 1986.
  7. Martínez Alfaro, M. J., Intertextuality: Origins and development of the concept, Atlantis, vol XVIII (1-2), 1996.
  8. Miola, R., Seven types of intertextuality, Manchester Univ. Press, 2004.
  9. Rumiu, M., Masnavi M’anavi, Fondacioni Saadi Shiraz, Tiranë, 2011.
  10. Sula, L., Receptimi i Rumiut si çështje e krijimit të komuniteteve ndërletrare, Perla, nr 4, 2007.
  11. Vicente, V. A., The aesthetic of motion in musics for the Mevlana Celal Ed-Din Rumi, Dissertation, University of Maryland, 2007.