Prurje toponimore nga vendbanimet Petresh, Shëmhill, Shtëmaj, Ulëm, Fikas, Shijon

##plugins.themes.academic_pro.article.main##

Aishe Sula Paçe

Abstrakti

Vjelja në terren dhe shkelja e çdo pëllëmbe toke, për ta parë nga afër lidhjen që mund të ketë toponimi me vendin që përfaqëson, ka qenë qëllimi kryesor i punës sonë. Gjetjet qenë interesante duke shtuar këtu faktin që u ndeshëm edhe me objekte që do të përbënin zbulime arkeologjike nëse do të gërmoheshin.
Gjatë studimit të toponimeve u vu re një dukuri me mjaft interes. Nga vendbanimet e përmendura në titull, vetëm dy prej tyre deklarohen si të krishtera. Bëhet fjalë për fshatrat Fikas dhe Shijon. Tek ky i fundit gjendet edhe Manastiri i njohur i Shën Gjon Vladimirit. Interesantja qëndron në faktin se tek të gjitha vendbanimet e tjera ka plot toponime që i përkasin leksikut të religjionit kristian. Gjenden me shumicë emra shenjtorësh, sigurisht të transformuar nga rrjedha e kohës. Po kështu emri “kisha” del shumë herë si toponim, hasim edhe emrin “kryqi” si të tillë.
Në aspektin etimologjik toponimet, kanë kryesisht origjinë funksionale pra emri është i lidhur me vendin që emërton p.sh. Zabel ~ pyll i vogël rrëzë një kodre ;Maja e sharrës ~ Majë e lartë e zhveshur, me 489m lartësi etj. Siç e përmendëm edhe më lart një vend të veçantë zënë toponimet me origjinë fetare p.sh., Kisha, Kryqi, Mikisha, Shamarina, Shamathe, Shëmërtini, Shijoni, Xhamia, Sheu etj.
Në këndvështrimin fjalëformues, toponimet togfjalësha zënë vendin më të madh. Gjatë punimit kemi analizuar dhe ndarë toponimet në bazë të nënndarjeve të togfjalëshave. Me toponimet që në rrafshin gramatikor do të konsideroheshin si të prejardhura patëm një punë me interes. Shumë prej toponimeve janë edhe fjalë të parme.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##

How to Cite
[1]
Sula Paçe, A. 2018. Prurje toponimore nga vendbanimet Petresh, Shëmhill, Shtëmaj, Ulëm, Fikas, Shijon. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 7, (Jul. 2018), 107–114.

References

  1. Agalliu, F., Angoni, Ë., Demiraj, Sh., Dhrimo, A., Hysa, E., Lafe, E., Likaj, E., Gramatika e Gjuhës Shqipe 1 (Tiranë 2002).
  2. Çabej, E., Hyrje në historinë e gjuhës shqipe (pjesa e parë), përg. Seit Mansaku, Brikena Çabej. -Tiranë: Çabej, 2008.
  3. Çeliku, M., Domi, M., Floqi, S., Mansaku, S., Përnaska, R., Prifti, S., Totoni M., Gramatika e Gjuhës Shqipe 2 (Tiranë, 2002).
  4. Demiri, Sh., Histori e shkurtër e trevës së Elbasanit (Nga Neoliti deri në 1930).
  5. Jokl, N., Studime për etimologjinë dhe fjalëformimin shqip/ përkth. nga origj. Eqerem Çabej; përg. Anila Omari. - Tiranë: Çabej, 2017.
  6. Paheshti, P., Gjeografia e Elbasanit.
  7. Riska, A., Historia e gjuhës shqipe (cikël leksionesh).
  8. Zaimi, M., Kumuria e Elbasanit.