Prej lexuesit virtual te lexuesi real, prej tekstit të veprës te teksti i lexuesit – dhe një qasje më shumë drejt eseve kritike të M. Kutelit

##plugins.themes.academic_pro.article.main##

Tomorr Plangarica

Abstrakti

Duke u përqendruar në esetë kritike të Mitrush Kutelit, do të synohet të shqyrtohen trajtesat kritike të Kutelit si “tekste të lexuesit”, sipas teorizimeve të tekstit të lexuesit, nocion themelor në brendësi të reflektimeve bashkëkohore në lidhje me aktivitetin krijues të lexuesve.
Përse sërish edhe një qasje drejt “shqyrtimeve kritike” të M. Kutelit?1 Na duket se ende ato shfaqin ―enigma‖ që lidhen me aspekte të veçanta të ngjizjes e receptimit të tyre, të cilat nxisin në vijimësi riqasje dhe interpretime të mëtejshme. Janë disa tregues që e motivojnë këtë riqasje, mes të cilëve mund të përmendim: më së pari, nxit natyrshëm interpretim jetëgjatësia e tyre në raport me lexuesin, edhe pse ato, në pamje të parë, janë metatekste, e si të tilla, do të ishin natyrshëm më ―jetëshkurtra‖ (ndryshe nga tekstet letrare, jetëgjatësia e të cilave u nënshtrohet të tjerave ligjësive); së dyti, mbetet sërish joshëse për shqyrtim natyra e formësimit të tyre si metatekste, por që, si të tilla, i tejkalojnë kufijtë e një diskursi thjesht kritik a shkencor (në to, njëherazi, janë integruar dukshëm tregues të diskursivitetit letrar, duke i vendosur kështu kategoritë tekstore përkatëse mes kufijve); së treti, brendia e tyre ngjizet e formësohet mbi pikëvështrime tejet të sigurta përmes një sistemi konceptesh po ashtu të përvijuar qartë, ndaj analiza dhe shqyrtimi i tyre si dhe pikëvështrimi në analizë e shqyrtim natyrshëm do të duhet të përafrohet me kahje teorike të studimeve të kohës (me cilat? a janë të fundme shpjegimet e dhëna ndërkohë? a lë shkas gjithnjë për interpretime pohimi i autorit i bërë me modesti të skajshme që nuk mëton të jetë ―kritik profesionist‖?). Shfaqet, kështu, sërish tërheqës korpusi kritik i Kutelit, përftohen pyetje që kërkojnë vijimisht përgjigje.

##plugins.themes.academic_pro.article.details##

How to Cite
[1]
Plangarica, T. 2017. Prej lexuesit virtual te lexuesi real, prej tekstit të veprës te teksti i lexuesit – dhe një qasje më shumë drejt eseve kritike të M. Kutelit. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 6, (Oct. 2017), 33–42.

References

  1. Kuteli, M. (2007), Shënime kritike, Shtëpia Botuese GrandPrind, Tiranë. Langlade, G., (2004), Le sujet lecteur auteur de la singularité de l‟oeuvre, në A. Rouxel, G. Langlade (dir.) Le sujet lecteur. Lecture subjective et enseignement de la littérature, Rennes, Presses Universitaires de Rennes. Leymarie, M., (2006), Albert Thibaudet, “l‟outsider du dedans”, Presses Universitaires du Septentrion. Maurel, A. (1994), La Critique, Hachette Supérieur. Mazauric, C., Fourtanier, M-J., Langlade, G., (dir.), 2011, Le texte du lecteur, Vol.2, TheoCrit‘n.2, P.I.E. Peter LANG. Plangarica, T., (2016), Parafjalë për vepra dhe autorë, Onufri.
  2. Plasari, A. (2007), Shënime për Shënimet e Mitrush Kutelit, në M. Kuteli, Shënime kritike, Shtëpia Botuese GrandPrind, Tiranë. Tanguay, Daniel, (2011), Albert Thibaudet ou le promeneur magnifique, në Argument, vol. 13, n.1, Automne 2010-Hiver 2011. Trouvé, A., (2011), Le texte de lecture comme texte du lecteur, në Mazauric, C., Fourtanier, M-J., Langlade, G., (dir.), 2011, Le texte du lecteur, Vol.2, TheoCrit‘n.2, P.I.E. Peter LANG. Thibaudet, A., (1930), Physiologie de la critique, Librairie Nizet, s.d. Thibaudet, A., (1939), Réflections sur la critique littéraire, Gallimard, 1939. Thibaudet, A., (2007) Réflexions sur la littérature, Paris, Gallimard; Collection ―Quarto‖.