Gjurmë të mundshme ilire në etnonimin “shqiptar”
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Studiuesit e huaj kanë arritur në përfundime që shpesh nuk konvergojnë, por që sjellin të dhëna që mund vërtetojnë hipotezat e ngritura për lidhjen e etnonimit “shqiptar” me lashtësinë ilire të vetë popullit që e mbart këtë emër. Për të arritur në rezultate të kënaqshme duhet të shfrytëzojmë të gjitha burimet e mundshme. Arkeologjia përmes trashëgimisë materiale na ofron të dhëna që vërtetojnë vjetërsinë edhe origjinën ilire të shqiptarëve. Duke përdorur të dhënat e arkeologjisë, historisë, studimet e albanologëve shqiptarë dhe të huaj dhe duke studiuar të folurën e banorëve të zonave më të thella të Shqipërisë mund të provojmë të hedhim hipotezën se emri “shqiptar” ka në rrënjë fjalën paraindoeuropiane skei, që gjendet në fjalorin e vjetër të gjuhëve gjermanike, por me origjinë të panjohur dhe që ka pushuar së qeni në këto gjuhë ndërsa në shqip vazhdon të përdoret edhe sot; dhe si në gjuhët indoevropiane edhe në shqip shënon konceptin e drurit të prerë. Rrënja e mundshme skei e fjalës shqiptar njihet nga studiuesit e huaj si fjalë burimore shqipe, ndërkohë që e njëjta rrënjë gjendet edhe tek patronimet Schivipudar, Schepuder. Kjo fjalë i nënshtrohet rregullave të fjalëformimit të gjuhës shqipe, por edhe përligjet historikisht si e mundshme për të zëvendësuar emrin arbër, të njohur si emri zyrtar i shqiptarëve në mesjetë.
##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Vata, P. 2014. Gjurmë të mundshme ilire në etnonimin “shqiptar”. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 339–348.
References
- “Gazeta shqiptare”, Emrat nacionalë të shqiptarëve, 15 Shkurt 2013.
- Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Gramatika e gjuhës shqipe 1, “Maluka” Tiranë, 2002.
- E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqip, f. 46,Tiranë, 2008.
- K. Topalli, Bazat e fonetikës historike të gjuhës shqipe, SHBLSH, Tiranë 2005.
- K. Topalli, Dukuritë fonetike të sistemit të bashkëtingëlloreve të gjuhës shqipe, “Mësonjëtorja” Tiranë, 2004.
- Online, Etymology Dictionary www.etymonline.com
- Revista: “Shqipëria e re”, Nr. 1, 1972, Viti XXVI.
- Robert Elsie, Historia e letërsisë shqipe, Pejë, 2001.
AL
EN