Çështje të frazeologjisë në të folmen e Vushtrrisë
##plugins.themes.academic_pro.article.main##
Abstrakti
Pasuria gjuhësore e shqipes nuk vjen në shprehje vetëm në kuadër të gjuhës standarde shqipe. Dialektet janë pasuri e saj sikurse edhe e çdo gjuhe tjetër. Brenda secilit dialekt ekzistojnë elemente të rëndësishme gjuhësore që e bëjnë të rëndësishëm studimin e tyre. Gegërishtja si dialekt i shqipe ka rëndësi të madhe, brenda saj ka pasuri, që studimi dhe hulumtimi i tyre do ta pasuronte gjuhën shqipe. Frazeologjia e gegërishtes në këtë rast, ajo e së folmes shqipe të Vushtrrisë është vetëm një pjesë e kësaj pasurie. Sikurse çdo e folme edhe ajo e Vushtrrisë në fondin e saj ka mjaft njësi frazeologjike që do të ishin në interes të gjuhësisë studimi i tyre. Frazeologjia si disiplinë në gjuhësi, është një fushë e gjerë dhe e ndërlikuar leksikologjike me probleme të shumta të natyrës teorike e praktike. Në kuadër të këtij punimi do të përpiqemi ta trajtojmë këtë aspekt, duke sjellë në pah pasurinë e saj frazeologjike. Në këtë punim mëtojmë të merremi me pasurinë frazeologjike të së folmes së Vushtrrisë me rrethina.
##plugins.themes.academic_pro.article.details##
How to Cite
[1]
Maxhuni, A. 2014. Çështje të frazeologjisë në të folmen e Vushtrrisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. 3, (Jul. 2014), 379–384.
References
- Androkli Kostallari, Rreth depërtimit të turqizmave në gjuhën shqipe gjatë shekujve XVII-XVIII, “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe” III, Tiranë, 1989.
- Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, 1981.
- Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.
- Zenun Gjocaj, Struktura leksiko-semantike e stilistike e frazeologjisë shqipe, Prishtinë, 2001.
AL
EN