Kosova në dokumentet britanike 1989-1990

Autorët

  • Fati Iseni
  • Agim Jakupi

Fjalët Kyçe:

Dokumente britanike, Forin Ofisi, Kosova 1989-1991, lidershipi i Kosovës, empatia

Abstrakti

Përkeqësimi i gjendjes në Kosovë gjatë fundit të viteve të ‘80-ta pas masave të dhunshme nga Serbia, të cilat e rrënuan tërë jetën politike, ekonomike, arsimore dhe sociale në tërësi, do të krijojnë reaksione nga faktorët perëndimorë. Britania e Madhe si një nga vendet më të fuqishme në botë dhe boshti i krijimit të gjeopolitikave globale, megjithëse kishte raporte të veçanta me ish-Jugosllavinë, është mjaft me interes të theksohet se në periudhën 1989-1991, sipas dokumenteve të deklasifikuara kohëve të fundit nga qeveria britanike, vërehet qartë interesi për zhvillimet në Kosovë me ton empatik. Një sërë dokumentesh nga diplomacia britanike, duke filluar nga Ambasada britanike në Beograd, debatet në dhomat e Parlamentit britanik, Forin Ofis dhe Qeveri, flasin qartë për fillimin e një faze të re të qasjes britanike ndaj çështjes shqiptare në ish-Jugosllavi. Dokumentet nga arkivat britanikë flasin edhe për takimet e liderit të LDK-së, Ibrahim Rugova në Londër me përfaqësues të qeverisë dhe institucione relevante, e cila fazë paraqet edhe fillimin e një procesi të legjitimimit të një shtrese të re politike në Kosovë nga shtetet e fuqishme perëndimore. Shfletimi i qindra dokumenteve të periudhës 1989-1991, krijon një parakusht të fuqishëm për trajtim më të bazuar shkencor mbi ngjarjet e këtyre viteve, në një anë duke kuptuar qartë qëndrimin e Londrës zyrtare ndaj çështjes shqiptare dhe në anën tjetër edhe për qëndrimin dhe zhvillimin e politikave nga lidershipi shqiptar në Kosovë në periudhën përkatëse. Në këtë punim është e pamundur të trajtohen të gjitha dokumentet në fjalë, por sadopak do të ishte një shkëndijë simbolike për të filluar ndriçimin e kësaj periudhe nga perspektiva britanike.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-06

How to Cite

Iseni, F., & Jakupi, A. (2025). Kosova në dokumentet britanike 1989-1990. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 427–446. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/97