Ndihmat humanitare të struganëve për Kosovën (1990-1999)

Autorët

  • Nebi Dervishi

Fjalët Kyçe:

Kosova, Struga, ndihmat humanitare, Kryqi i Kuq

Abstrakti

Vitet 1989-1990 në Kosovë si edhe në të gjitha trevat etnike shqiptare lindore, ishin vitet e kthesave tona, e rikthimit nga vetvetja. Ishin vitet e ndërrimeve dhe të sfidave të mëdha për popullin tonë në Kosovë, si edhe në mbarë viset etnike shqiptare, në këto hapësira të Evropës. Në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990, pushteti okupues serbo- sllav nisi rrënimin e çdo gjëje shqiptare në këto hapësira. Okupatori serb atakoi edhe qenien tonë njerëzore e kombëtare, fetare e kulturore. Nga ajo kohë, por edhe më parë, sikurse edhe gjatë viteve që pasuan, okupatori serb helmoi brezat tonë të rinj, largoi me dhunë nga puna më se 150 mijë shqiptarë të punësuar, uzurpoi objektet shkollore, vrau, plagosi, maltretoi, dhunoi, masakroi shqiptarët e pafajshëm e të pambrojtur. Okupatori shkoi edhe më larg, në Kosovë do të aplikoi pastrimin etnik. Ata me sakrifica të mëdha u ngritën në mbrojtje të pragut të shtëpisë, të cilën pa dyshim e kishin amanet nga të parët e tyre brez pas brezi.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-06

How to Cite

Dervishi, N. (2025). Ndihmat humanitare të struganëve për Kosovën (1990-1999). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 379–392. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/94