Shtrirja gjeografike e territoreve shqiptare (1912–1913)

Autorët

  • Izet Miftari

Fjalët Kyçe:

Ballkani, Perandoria Osmane, territoret shqiptare, luftërat ballkanike, vilajetet, deti Adriatik, deti Jon, deti Egje

Abstrakti

 

Përmes këtij punimi synohet që të dimë me saktësi shtrirjen gjeografike të territoreve, ku, në fillim të shekullit XX, shumica e popullatës ishte e banuar me shqiptarë. Duke filluar që nga shekulli XV, sikurse pjesët e tjera të Ballkanit edhe territoret shqiptare ishin të pushtuara nga Perandoria Osmane. Kështu, ky pushtim do të vazhdojë deri në vjeshtën e vitit 1912. Mirëpo gjatë shekullit XIX, kishte ndryshime të mëdha të kufijve gjeografikë në Ballkan si dhe ndarje e rregullime kohë pas kohe administrative në pjesën evropiane të shtetit osman. Prandaj, bazuar nga autorë të huaj e vendorë, shohim se, në fillim të shekullit XX, territoret shqiptare, në aspektin administrativ, ishin të ndara në katër vilajete:

1. Vilajeti i Kosovës me 32 900 km2,

2. Vilajeti i Manastirit me 28 500 km2,

3. Vilajeti i Janinës me 17 900 km2 dhe,

4. Vilajeti i Shkodrës me 10 970 km2.

 

Të katër këto vilajete, kishin një sipërfaqe prej 90 270 km2. Duhet thënë se, një numër jo i vogël i shqiptarëve jetonin edhe në vilajetin e Selanikut. Territoret shqiptare shtriheshin në një pjesë shumë të rëndësishme gjeografike e gjeostrategjike të Ballkanit, ku gërshetoheshin dy qytetërimet: lindore dhe perëndimore. Po ashtu, trojet shqiptare kishin dalje të drejtpërdrejtë në tri dete: detin Adriatik, detin Jon dhe detin Egje. Prandaj, duke pasur parasysh pozitën e tillë të rëndësishme gjeografike dhe gjeopolitike, gjithsesi se shtete fqinje dhe Fuqitë e Mëdha të kohës ishin të interesuara për të dominuar në këto treva. Kështu, nuk ishte e rastit që nga rreth 90 000 km2 sipërfaqe territoriale, Konferenca e Ambasadorëve në Londër brenda shtetit shqiptar përfshiu vetëm 28 000 km2. Pjesë e punimit do të jenë edhe të dhënat statistikore për përqindjen e popullatës si dhe të përkatësisë fetare.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-10-26

How to Cite

Miftari, I. (2023). Shtrirja gjeografike e territoreve shqiptare (1912–1913). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, (1), 91–104. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/9