Efektet politike në ish-Jugosllavi të marshit dhe të grevës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, më 1988 dhe 1989

Autorët

  • Izet Miftari

Fjalët Kyçe:

Kosova, greva e minatorëve, Trepça, Stantërgu, ish-Jugosllavia, vitet 1988-1989

Abstrakti

Pas Demonstratave të vitit 1981 e veçanërisht pas ardhjes së Sllobodan Millosheviqit në krye të Serbisë, më 1986, pozita e shqiptarëve të Kosovës u keqësua edhe më shumë. Realisht, ngritja më e madhe e Millosheviqit, filloi pas vizitës që ai i bëri Kosovës, në prill 1987. Që nga ajo kohë, gjendja në Kosovë filloi të rëndohet shumë, sepse tani filloi edhe hapur të diskutohet ndryshimi i Kushtetutës së vitit 1974, çka nënkuptonte se shqiptarëve të Kosovës do t’ju hiqeshin edhe ato të drejta të kufizuara që i kishin, sipas Kushtetutës në fjalë. Prandaj, te shqiptarët filloi haptas të kundërshtohet kjo nismë. Këtë e kundërshtuan edhe minatorët e Trepçës në Stantërg, të cilët filluan me marshin në këmbë nga Mitrovica në Prishtinë, më 17 nëntor 1988. Ky marsh do të rezultojë pastaj me grevën 8-ditore të 1.300 minatorëve, të cilët u mbyllën në horizontin e tetë të minierës. Kjo grevë filloi më 20 dhe mbaroi më 28 shkurt 1989. Efektet politike të këtyre dy ngjarjeve në ish-Jugosllavi, e sidomos efekti i grevës ka qenë i madh. Solidarizimi me grevistët në tërë Kosovën ishte shumë i madh. Me grevistët u solidarizua edhe Sllovenia. Prandaj, në përkrahje të minatorëve grevistë ishte mbajtur një tubim në Lubljanë. Në këtë situatë, grevistët i vizituan dhjetëra politikanë me ndikim të kohës duke përfshirë: Stipe Shuvarin (anëtar i Kryesisë së ish-Jugosllavisë, që përfaqësonte Kroacinë) dhe Remzi Kolgecin (kryetar i Kryesisë së Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës 1988–1990). Përmes këtij punimi, do të bëjmë përpjekje që të ndriçojmë saktë ndikimin që, marshit dhe grevës së minatorëve, pati në proceset politike në Kosovë më 1989–1999 dhe shpërbërjes së ish-Jugosllavisë titiste.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-06

How to Cite

Miftari, I. (2025). Efektet politike në ish-Jugosllavi të marshit dhe të grevës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, më 1988 dhe 1989. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 283–303. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/89