Shqipëria dhe Kosova në vitet 1998–1999: kriza dhe lufta, “learning by doing”
Fjalët Kyçe:
Shqipëria, Kosova, lufta, kriza, ndikimi, “learning by doing”Abstrakti
Në vitin 1997-1998 Shqipëria kaloi një prej krizave më të mëdha shtetërore e shoqërore të periudhës postkomuniste, por edhe u përball me impaktin e shumëfishtë të ndikimeve të ngjarjeve në Kosovë. Kriza e refugjatëve, rezistenca e armatosur dhe diplomacia e bisedimeve, rënia e barrierave të mosnjohjes dhe përpjekja për rol kujdestar, përfshirja shpesh aktive dhe tendenca e sjelljes “politikisht korrekt” në raport me këshillat perëndimore, korrektimi i vazhdueshëm i qëndrimeve partiake e shtetërore dhe Kosova si test lidershipi ishin disa prej ngjarjeve dhe tipareve që shoqëruan riformatimin e rolit dhe qëndrimit të Shqipërisë ndaj zhvillimeve në Kosovë në prag të çlirimit të saj më 1999. Në aspektin studimor roli i Shqipërisë merr vlerë referuese dhe shfaq interes për të parë në formë krahasuese përgjegjësitë e ndikimet e shtetit kombëtar, bilancin zyrtar të ndikimit dhe sidomos për të reflektuar mbi legjitimitetin, mekanizmat, si dhe cilësinë dhe natyrën e ndikimit. Përmes burimeve arkivore e dokumentare, si dhe të dhënave të mbledhura nga pyetësorë me ekspertë të fushës dhe periudhës, krijohet mundësia për analizë të thelluar, vlerësim hipotezash dhe kontribut në plotësimin e vakumit ende të dukshëm shkencor në trajtimin e dukurive dhe raporteve të tilla midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Downloads
References
Afrim Krasniqi, Sistemet politike në Shqipëri 1912–2008, UET Press, Tiranë, 2009
Afrim Krasniqi, Sistemi politik i Shqipërisë 1990–2000, ISPE, Tiranë, 2000
Afrim Krasniqi, Partitë politike në Shqipëri 1920–2006, ISPE, Tiranë, 2006
Afrim Krasniqi, Sistemi parlamentar dhe roli i Presidentit në Shqipëri, ISPE, Tiranë, 2005
Afrim Krasniqi, Kuvendi Shqiptar dhe parlamentarizmi në Shqipëri 1920–2008, Botimet Elena Gjika, Tiranë, 2008
Afrim Krasniqi, Historia e institucioneve në Shqipëri 1912–2008, UET Press, Tiranë, 2009
Afrim Krasniqi, Partitë politike në Shqipëri pas vitit 1990, në botim, 2023
Intervista ekskluzive me drejtues politikë të periudhës 1997–2001, të zhvilluara gjatë vitit 2023
Materiale arkivore nga Kuvendi i Shqipërisë, Kryeministria, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Jashtme të viteve 1997–2001
Raporte të OSBE-së, KQZ-së dhe organizatave vendase e ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri 1997, 2000 dhe 2001
Rezoluta dhe ligje të Kuvendit të Shqipërisë, vendime të qeverisë shqiptare dhe komunikata të NATO-s gjatë periudhës 1998–1999
