Në mbështetje të shtetit të ri: Politika e SHBA-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës (1998–2008)
Fjalët Kyçe:
Kosova, SHBA-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pavarësiaAbstrakti
Megjithëse rolin kryesor për ngritjen dhe stabilizimin e shtetit të ri të Kosovës dhe përcaktimin e statusit të saj të ardhshëm e kishin Evropa dhe Kombet e Bashkuara, angazhimi i Shteteve të Bashkuara nuk u ndërpre asnjëherë. Sfida e saj kryesore deri në vitin 2008 kishte të bënte me shpalljen e shtetit të pavarur të Kosovës, njohjen e saj nga komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti nga Bota Perëndimore e mundësisht edhe nga Serbia. Ky proces u parapri nga puna përgatitore e cila kishte në thelb plotësimin e disa standardeve nga ana e Kosovës, si dhe harmonizimin e politikave të vendeve perëndimore. Në thelb të tyre qëndronte plani Ahtisari. Pas negociatave të pafrytshme njëvjeçare të Kosovës me Serbinë dhe refuzimit të Rusisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, presidenti Bush në qershor 2007 u shpreh qartë për njohjen e pavarësisë së Kosovës në përputhje me planin Ahtisari. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 u njoh një ditë më pas nga SHBA-ja dhe shtetet kryesore të Evropës. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës ishte sukses për vetë Kosovën dhe fuqitë perëndimore, ndonëse ende sot disa vende të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e saj. Më 21 maj 2009, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, do të deklaronte: “Suksesi i pavarësisë së Kosovës është prioritet për Shtetet e Bashkuara”.
Downloads
References
http://www.state.gov/www/regions/eur/ksvo_rambouillet_text.html (shikuar më 16.07.2001)
Steven Woehrel & Julie Kim, Kosovo and U.S. Policy, CRC Issue Brief for Congress, Congressional Research Service, Library of Congress, 22 June 2001
Kosovo’s Future Status and U.S. Policy, by Steven Woehrel – Specialist in European Affairs, Foreign Affairs, Defense, and Trade Division, CRS Report for Congress (Updated August 8, 2007)
Julie Kim & Steven Woehrel, Kosovo and U.S. Policy: Background to Independence, prepared for Members and Committees of Congress, Updated June 20, 2008
Wikipedia (qasur më 21 nëntor 2023)
