Aspektet kushtetuese dhe politike të pavarësisë së Kosovës (1989–1999)
Abstrakti
Shpërbërja e ish-Federatës Jugosllave, e filluar me rrënimin e konceptit kushtetues të pozitës së Kosovës në vitin 1989, me shkëputjen dhe njohjen ndërkombëtare të katër njësive federale, si dhe fillimin e luftës në truallin e ish-Jugosllavisë, hapën procese të reja politike që karakterizohen nga shpërbërja e shtetit federativ dhe krijimi i shteteve të reja sovrane e të pavarura. Duke u nisur nga fakti se koncepti federativ i Jugosllavisë, i bazuar në vendimet e Mbledhjes së Dytë të KAÇKJ-së pushoi së ekzistuari dhe pasi dështuan të gjitha bisedimet politike rreth ripërkufizimit të Jugosllavisë në formë të Federatës a të Konfederatës, filloi procesi i dekompozimit të saj.
Downloads
References
Bajrami, Arsim. Shteti i së drejtës. Prishtinë, 1996.
Bajrami, Arsim. Sistemi politik i Kosovës. Prishtinë, 1998.
Demaj, Shaban. Kosova dhe e drejta për vetëvendosje. Prishtinë, 1996.
Haxhiu, Kolë. E drejta kushtetuese. Prishtinë, 1995.
Idrizi, Skënder. E drejta kushtetuese. Prishtinë, 1997.
Mehmeti, Fadil. E drejta kushtetuese. Prishtinë, 1996.
Puto, Arben. E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë, 1998.
Qosja, Rexhep. Strategjia e bashkimit shqiptar. Tiranë, 1997.
Rugova, Ibrahim. Vizioni i Kosovës. Tiranë, 1994.
Tahiri, Edita. Konferenca e Rambujesë – Dokumente dhe procesi i negociatave. Pejë, 2001.
Tahiri, Edita. Politika e jashtme e Kosovës. Prishtinë, 2002.
Ukaj, Behar. Filozofia politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Prishtinë, 2001.
