Brishtësia e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër përgjatë shek. XX

Autorët

  • Beqir Meta

Fjalët Kyçe:

Konferenca e Ambasadorëve, Londra, Traktati i Fshehtë i Londrës,, Lufta e Parë Botërore

Abstrakti

Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër i 29 korrikut 1913, konsiderohet si akti themelor ndërkombëtar i krijimit dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit shqiptar. Por edhe ky vendim është sfiduar nga rrethanat historike dhe më së shumti nga vetë vendimmarrësit e saj të gjithë së bashku, në blloqe politiko-ushtarake ose në shtete të veçanta. Vendimi ishte një kompromis i vështirë midis dy blloqeve të mëdha politiko-ushtarake, Antantës e cila më së shumti ishte kundër pavarësisë së Shqipërisë, ose për krijimin e një shteti shqiptar tërësisht të reduktuar dhe anemik, i cili do ta kishte të pamundur mbijetesën e tij dhe do të ishte një pre e lehtë për t’u gëlltitur nga fqinjët e tij; dhe Bllokut Trepalësh që përbëhej nga Austro-Hungaria, Italia e Gjermania, të cilat synonin të krijonin një shtet sa më viabël në territoret natyrale që banoheshin tërësisht ose në shumicën dërrmuese nga shqiptarët. Kjo strukturë e Konferencës do të ndikonte edhe në efektivitetin dhe soliditetin e këtij akti ndërkombëtar. Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve u sfidua fill pas marrjes së tij. Sigurisht brishtësia ose më saktë zhvleftësimi final i vendimeve të Konferencës së Londrës, u përfundua me Traktatin e Fshehtë të Londrës të vitit 1915. Ai u sfidua disa herë gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërsa sfida më e madhe ishte kur u provua qartë se Konferenca e viti 1913 ishte zhvleftësuar nga Konferenca e Paqes e viteve 1919-1920. Vendimi i vitit 1921 i bëri disa ndryshime vendimit të vitit 1913 ndonëse ruajti thelbin e tij për njohjen ndërkombëtare të shtetit shqiptar. Sfida më madhore e vendimit të viteve 1923 dhe 1921 si dhe e ekzistencës së shtetit shqiptar ishte agresioni italian i 7 prillit 1939.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-10-26

How to Cite

Meta, B. (2023). Brishtësia e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër përgjatë shek. XX. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, (1), 31–42. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/4