Pushtimi bullgar i Kosovës në Dy Luftërat Botërore: analizë krahasuese
Fjalët Kyçe:
Kosova, zona e pushtimit bullgar në Kosovë, e Parë Botërore, Lufta e Dytë BotëroreAbstrakti
Kosova, për shkak të pozicionit të saj strategjik, ishte objektiv i fuqive të ndryshme gjatë dy Luftërave Botërore, përfshirë edhe Bullgarinë, që pushtoi një pjesë të saj gjatë Luftës së Parë Botërore (1915-1918) dhe Luftës së Dytë Botërore (1941-1944). Edhe pse konteksti politik dhe ushtarak ndryshonte gjatë këtyre periudhave, ka pasur disa ngjashmëri dhe dallime në mënyrën se si u menaxhua pushtimi bullgar. Në këtë studim janë trajtuar dallimet dhe ngjashmëritë e pushtimit bullgar mbi Kosovën dhe popullatën e saj në politikat administrative, ekonomike dhe ushtarake të të dyja periudhave të luftës. Kam analizuar se si këto politika ndikuan në jetën e përditshme të popullsisë lokale dhe si ato u reflektuan në shoqërinë kosovare në kontekstin e ndryshimeve dhe zhvillimeve të kohës. Sipas burimeve historike, gjatë të dy periudhave, Bullgaria vendosi administratë ushtarake dhe qeverisje direkte në pjesët e Kosovës që kontrollonte. Shqiptarët u përballën me shtypje të vazhdueshme dhe përpjekje për të eliminuar çdo formë rezistence ndaj autoriteteve bullgare. Politika e bullgarizimit synonte jo vetëm ndryshimin e identitetit të rajonit, por edhe vendosjen e funksionarëve bullgarë në administratën e Kosovës, si dhe ndalimin e përdorimit të gjuhës shqipe në administratë dhe në shkolla. Ky studim ofron një interpretim të detajuar të këtyre proceseve dhe një analizë krahasimtare të pushtimeve të Bullgarisë gjatë dy periudhave të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si politika e bullgarizimit ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në kulturën dhe identitetin kombëtar të popullsisë shqiptare në këtë rajon të Ballkanit. Në këtë kontekst, studimi synon të ofrojë një tablo të rëndësishme për periudhën e pushtimit bullgar dhe të nxjerrë në pah aspekte të rëndësishme të trajtimit të popullsisë lokale, duke vlerësuar përpjekjet e shqiptarëve për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe për të rezistuar ndaj përpjekjeve për t’i asimiluar.
Downloads
Downloads
Botuar
How to Cite
Konferenca
Seksioni
License
Copyright (c) 2025 Instituti i Historisë "Ali Hadri" Kosovë

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.
