Ballafaqimi i delegacionit shqiptar me atë jugosllav në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)
Fjalët Kyçe:
Konferenca e Paqes në Paris, ballafaqimi, zyrtare, çështja shqiptare, Fuqitë e MëdhaAbstrakti
Në Konferencën e Paqes në Paris, krahas shumë çështjeve që Fuqitë e Mëdha shtruan për diskutim, me qëllim zgjidhjen e tyre, ishte edhe ajo e vendeve të Ballkanit, shumica prej të cilave gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore ishin pjesë të Antantës, bllokut fitues të luftës. Në dallim nga fqinjët e saj, Shqipëria mbajti një pozicion neutral gjatë luftës, për shkak të rrethanave të brendshme specifike. Në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920), e cila u mblodh për të zgjidhur çështjet kontestuese që derivuan nga ballafaqimi ushtarak i shteteve gjatë viteve 1914-1918, u trajtua edhe çështja shqiptare. Mirëpo rezultatet nuk ishin ato që priste delegacioni zyrtar shqiptar. Kjo, së paku, për dy arsye thelbësore: e para, ngase Fuqitë që dikur e kishin mbështetur krijimin e Shqipërisë, si Austro-Hungaria, Gjermania dhe deri më 1915 edhe Italia, ishin nga fuqitë humbëse të luftës (Blloku Qendror), në dallim nga Franca, Rusia dhe Britania (Antanta), të cilat jo vetëm që kishin ndihmuar krijimin e Mbretërisë SKS, por vazhduan edhe më tej të mbështesnin interesat jugosllavë në rajon; ndërsa, e dyta, për shkak se në seancat e Konferencës së Paqes jo rrallë u ballafaquan delegacioni shqiptar me atë jugosllav, si rezultat i pikëpamjeve diametralisht të kundërta që ndiqnin diplomacia shqiptare dhe ajo jugosllave. Kështu, ndërsa për palën shqiptare qëllimet kryesore ishin ruajtja e kufijve të Shqipërisë së 1913-ës, rinjohja e shtetit shqiptar dhe bashkimi i Kosovës dhe i të gjitha viseve shqiptare me Shqipërinë, për palën jugosllave këto jo vetëm që ishin të papranuara, por për më tepër, Mbretëria SKS kishte ambicie për zgjerim territorial edhe brenda kufijve të shtetit shqiptar. Pra, ky punim ka qëllim të pasqyrojë përplasjet e këtyre dy delegacioneve në punimet e Konferencës së Paqes në Paris dhe vendimet e saj në lidhje me çështjen shqiptare. Sa i përket metodologjisë, është ndjekur metoda analitike dhe krahasimtare, me qëllim pasqyrimin sa më real të ngjarjeve.
Downloads
Downloads
Botuar
How to Cite
Konferenca
Seksioni
License
Copyright (c) 2025 Instituti i Historisë "Ali Hadri" Kosovë

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.
