Arsimi kombëtar në territoret shqiptare që ndodheshin nën okupimin austro-hungarez (1916-1918)
Fjalët Kyçe:
Arsim kombëtar, shkolla shqipe, tekste shkollore, Austro-Hungaria, Shqipëria, Mali i Zi, KosovaAbstrakti
Synimi i këtij punimi është të paraqesë zhvillimin e arsimit shqiptar në vitet 1916-1918. Studimi i kontributit të dhënë nga Austro-Hungaria për zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar, është një mundësi e mirë për të kuptuar më qartë zhvillimin kulturor të shqiptarëve gjatë kësaj periudhe. Punimi do të trajtojë në mënyrë sintetike disa çështje që lidhen me zhvillimin e arsimit në territoret shqiptare të okupuara nga Austro-Hungaria, si: kontributi i Austro-Hungarisë në përgatitjen dhe botimin e teksteve shkollore për shkollat shqipe në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare në Mal të Zi; ngritja e strukturës së sistemit arsimor në territorin e Shqipërisë të okupuar nga Austro-Hungaria; hapja e shkollave fillore në të gjitha trojet shqiptare ku kishte ndërtesa të përshtatshme dhe mësues të aftë për zhvillimin e mësimit; hapja e kurseve të shpejta pranë shkollave normale për përgatitjen e mësuesve shqiptarë; dërgimi i të rinjve shqiptarë për të studiuar në universitetet e Austrisë dhe të Hungarisë; ngritja dhe funksionimi i këshillave shkollore lokale, në të cilat merrnin pjesë njerëzit më të kulturuar dhe më me ndikim, me synim, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të frekuentimit të nxënësve në shkollat e hapura, si dhe përmirësimin e mirëmbajtjes së ndërtesave të shkollave. Trajtimi i politikës së ndjekur nga Austro-Hungaria në drejtim të zhvillimit të arsimit shqiptar në këto vite, ka rëndësi gjithashtu për kuptuar drejtë edhe disa aspekte të tjera, si: qëndrimin që mbajti Austro-Hungaria ndaj çështjes kombëtare shqiptare; synimin e Monarkisë Dualiste për t’i parë shqiptarët si një entitet kombëtar. Po kështu, kontributi i Austro-Hungarisë në fushën kulturore, duhet parë në një plan më të gjerë, duke e krahasuar atë me atë të fuqive të tjera ndërluftuese të pranishme në Shqipëri në vitet 1916-1918.
Downloads
Downloads
Botuar
How to Cite
Konferenca
Seksioni
License
Copyright (c) 2025 Instituti i Historisë "Ali Hadri" Kosovë

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.
