Shqipëria, Kosova dhe çështja shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)

Autorët

  • Marenglen Verli

Fjalët Kyçe:

Shqipëria, Kosova, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, e Mëdha, Perandoria Osmane

Abstrakti

Faktori ndërkombëtar apo thënë ndryshe, Fuqitë e Mëdha të kohës, gjatë dekadave të fundit të shek. XIX dhe në dy dekadat e para të shek. XX treguan një interes në rritje për çështjen shqiptare dhe e bënë pjesë të agjendës së tyre për rajonin. Deri në vitin 1912, trajtimi i kësaj çështjeje ishte i lidhur me çështjen e Perandorisë Osmane dhe atë të shteteve të vogla të Ballkanit. Në rrethanat e preferencës së shumicës së Fuqive të Mëdha për ruajtjen e status quo-së në rajonin ballkanik, në Mesdhe e më gjerë, veçanërisht nga Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe, Lëvizjes Kombëtare Shqiptare i kërkohej qëndrim i moderuar, shmangie të konfrontimeve të armatosura me Portën e Lartë dhe, pas vitit 1908, kërkimi i të drejtave kombëtare brenda kornizës kushtetuese të Perandorisë. Devijim nga ky qëndrim i përmendur shfaqnin Italia dhe veçanërisht Rusia, që ndiqnin në rajon një politikë agresive dhe shpresonin të përfitonin nga prishja e status quo-së dhe largimi i turqve nga Ballkani, si edhe nga dobësimi i tyre në bregdetin lindor të Mesdheut.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-07-09

How to Cite

Verli, M. (2025). Shqipëria, Kosova dhe çështja shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 117–147. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/264

Konferenca

Seksioni

Kumtesa