Propagandë në luftë: portretizimi i Shqipërisë në studimin e dr. Max Müller (Munih 1916).
Fjalët Kyçe:
propagandë,, Max Müller, Lufta e Parë Botërore, Shqipëri,, Austro-Hungari, stereotipe kulturoreAbstrakti
Lufta e Parë Botërore shënoi një periudhë, kur propaganda luajti një rol vendimtar në mobilizimin e mbështetjes publike dhe legjitimimin e veprimeve politike dhe ushtarake të Fuqive të Mëdha. Shqipëria, edhe pse një shtet i vogël dhe i brishtë, u gjend në mes të interesave strategjikë dhe rivaliteteve gjeopolitike të kohës. Këtë e tregon qartë edhe studimi i dr. Max Müller, botuar në kulmin e luftës, i cili përdoret si rast studimor në kumtesën tonë. Përmes këtij libri, Müller synon jo vetëm të promovojë një narrativë pro austro-hungareze, por edhe të justifikojë praninë dhe kontrollin e Perandorisë Habsburgase mbi Shqipërinë, duke i dhënë një dimension propagandistik veprës së tij. Në këtë kontekst, Müller-i e portretizon Shqipërinë si një vend strategjik, të pasur me burime natyrore, por të prapambetur dhe të paaftë për vetëqeverisje, duke theksuar nevojën për një administrim të jashtëm. Ai propozon një “kolonizim të kontrolluar”, krijimin e një administrate moderne dhe një sistemi arsimor, i cili kombinon shqipen me gjermanishten, duke synuar formimin e një elite të re besnike ndaj interesave austro-gjermanë. Objektivi i kësaj kumtese është të analizojë strategjitë e propagandës së përdorur nga dr. Max Müller, duke u përqendruar në katër linja kryesore: qasjen teorike mbi përdorimin e propagandës në luftë; kontekstin historik dhe gjeopolitik të Shqipërisë, portretizimin e shqiptarëve dhe propozimet për zhvillimin e vendit në librin e tij mbi Shqipërinë. Përmes analizës së thelluar, kumtesa argumenton se libri i Müller-it është një manifest i propagandës së integrimit, siç e përkufizon këtë të fundit sociologu francez, Jacques Ellul.
Downloads
Downloads
Botuar
How to Cite
Konferenca
Seksioni
License
Copyright (c) 2025 Instituti i Historisë "Ali Hadri" Kosovë

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.
