Resurset politike dhe ekonomike të Shqipërisë 1912-‘18 sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme britanike
Fjalët Kyçe:
Britania e Madhe, Ministria e Jashtme britanike, Shqipëria,, sektori i historisë, resurset politike dhe ekonomikeAbstrakti
Britania e Madhe ishte një nga Fuqitë e Mëdha europiane, që kishte arritur nivele shumë të larta të zhvillimit social, emancipimit politik, ekonomik, ushtarak dhe përbënte, gjithashtu një prej diplomacive më të konsoliduara në kontinentin e vjetër. Për të mbajtur ritmet e larta të përfaqësimit të interesave të vet, qeveria britanike ishte e organizuar si në planin e brendshëm, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo përcillte me vëmendje edhe sferat e saj të interesit në Europë dhe në koloni jashtë kontinentit europian. Për të qenë sa më koherente në përfaqësimin e interesave të saj, ajo kishte ngritur resore dhe struktura politike dhe jopolitike në kuadër të funksionimit të qeverisë së saj. Përgjegjësinë kryesore për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe përfaqësimin e interesave britanikë e kishte Ministria e Jashtme (Foreign Office), e cila kishte një sistem shumë të organizuar dhe të avancuar të ambasadave dhe konsullatave në vendet mike dhe të tjera, ku kishte interesa të drejtpërdrejtë ose të rrjetëzuar tërthorazi. Në kuadër të Ministrisë së Jashtme funksiononte sektori i historisë, që kishte për qëllim furnizimin e Ministrisë së Jashtme dhe qeverise britanike me informacione të nevojshme deri në detaje, për çështje që përbënin interes për Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë kuadër ky seksion kishte përgatitur informacione të detajuara për Shqipërinë
Britania e Madhe ishte një nga Fuqitë e Mëdha europiane, që kishte arritur nivele shumë të larta të zhvillimit social, emancipimit politik, ekonomik, ushtarak dhe përbënte, gjithashtu një prej diplomacive më të konsoliduara në kontinentin e vjetër. Për të mbajtur ritmet e larta të përfaqësimit të interesave të vet, qeveria britanike ishte e organizuar si në planin e brendshëm, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo përcillte me vëmendje edhe sferat e saj të interesit në Europë dhe në koloni jashtë kontinentit europian. Për të qenë sa më koherente në përfaqësimin e interesave të saj, ajo kishte ngritur resore dhe struktura politike dhe jopolitike në kuadër të funksionimit të qeverisë së saj. Përgjegjësinë kryesore për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe përfaqësimin e interesave britanikë e kishte Ministria e Jashtme (Foreign Office), e cila kishte një sistem shumë të organizuar dhe të avancuar të ambasadave dhe konsullatave në vendet mike dhe të tjera, ku kishte interesa të drejtpërdrejtë ose të rrjetëzuar tërthorazi. Në kuadër të Ministrisë së Jashtme funksiononte sektori i historisë, që kishte për qëllim furnizimin e Ministrisë së Jashtme dhe qeverise britanike me informacione të nevojshme deri në detaje, për çështje që përbënin interes për Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë kuadër ky seksion kishte përgatitur informacione të detajuara për Shqipërinë 22 | RESURSET POLITIKE DHE EKONOMIKE TË SHQIPËRISË 1912-‘18...
dhe shqiptarët, me të cilën u mor intensivisht sidomos në periudhën e pavarësisë dhe të konsolidimit të shtetit shqiptar. Interesim të veçantë për britanikët përbënte periudha midis viteve 1912-1918. Sektori kishte detyrë primare që të përgatiste informacione të detajuara për resurset demografike e politike të Shqipërisë dhe shqiptarëve; emancipimin politik; rrugët dhe hekurudhat në Shqipëri; lumenjtë dhe rrjedhat e tyre; portet detare dhe rëndësinë e tyre; zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë; tokat dhe pyjet; pasuritë minerale dhe prodhimin; tregtinë e brendshme dhe të jashtme, si dhe monedhat dhe bankat. Të gjitha këto aspekte hyjnë në kuadrin e resurseve politike dhe ekonomike të Shqipërisë, për të cilat ishte e interesuar deri në detaje qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Shqipëria ishte shteti më i ri i pavarur në Ballkan dhe përveç përkrahjes që i dhanë ndërkombëtarët në krijimin e institucioneve shtetërore, ata riformatuan gjeopolitikat dhe gjeostrategjitë e Fuqive të Mëdha me rastin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane, Perandorisë Austro-Hungareze dhe Perandorisë Ruse pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. dhe shqiptarët, me të cilën u mor intensivisht sidomos në periudhën e pavarësisë dhe të konsolidimit të shtetit shqiptar. Interesim të veçantë për britanikët përbënte periudha midis viteve 1912-1918. Sektori kishte detyrë primare që të përgatiste informacione të detajuara për resurset demografike e politike të Shqipërisë dhe shqiptarëve; emancipimin politik; rrugët dhe hekurudhat në Shqipëri; lumenjtë dhe rrjedhat e tyre; portet detare dhe rëndësinë e tyre; zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë; tokat dhe pyjet; pasuritë minerale dhe prodhimin; tregtinë e brendshme dhe të jashtme, si dhe monedhat dhe bankat. Të gjitha këto aspekte hyjnë në kuadrin e resurseve politike dhe ekonomike të Shqipërisë, për të cilat ishte e interesuar deri në detaje qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Shqipëria ishte shteti më i ri i pavarur në Ballkan dhe përveç përkrahjes që i dhanë ndërkombëtarët në krijimin e institucioneve shtetërore, ata riformatuan gjeopolitikat dhe gjeostrategjitë e Fuqive të Mëdha me rastin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane, Perandorisë Austro-Hungareze dhe Perandorisë Ruse pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Downloads
Downloads
Botuar
How to Cite
Konferenca
Seksioni
License
Copyright (c) 2025 Instituti i Historisë "Ali Hadri" Kosovë

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.
