Çështja shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) në shkrimet publicistike të At Gjergj Fishtës

Autorët

  • Rovena Mikeli (Vata)

Fjalët Kyçe:

Konferenca e Ambasadorëve në Londër, Át Gjergj Fishta, Shqipëria

Abstrakti

Në aspekt të historiografisë, qoftë asaj evropiane apo shqiptare, Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) është një temë relativisht e trajtuar, ndonëse kohëve të fundit materialet dokumentare interpretohen nga këndvështrime të ndryshme e ndërdisiplinore. Në vazhdën e këtij trendi rol me rëndësi paraqesin edhe kujtimet, reagimet dhe shkrimet publicistike të personaliteteve të kohës.

Fokusi i këtij punimi do të jetë përpjekja për të sjellë në vëmendje një autor të pëlqyer dhe të cituar prej secilit nga studiuesit shqiptarë, kur është fjala për çështjen shqiptare, Át Gjergj Fishtën. Kujtojmë se mbi këtë temë Át Gjergj Fishta shkruan në shkrimet e tij publicistike me tituj, si: “Nji komedië e pandershme e XX qindvjetë”, “A janë t’zott shqyptarët me u majt shtet n’vedi”, “Perlindja e shpirtenvet”, etj.

Këto elemente dhe aspekte të trajtuara nga Át Gjergj Fishta, do të gjejnë shqyrtim më të hollësishëm në këtë punim, gjë që paraqet një risi në studimet historike, sepse për herë të parë paraqitet një zhvillim historik nga këndvështrimi i një intelektuali të kohës, pa paragjykime politike apo ideologjike, dhe e pa trajtuar në këtë dimension më parë. Duhet theksuar se Át Gjergj Fishta çështjen në fjalë e ka sjellë në kujtesën kombëtare, përmes shkrimeve të veta publicistike jo vetëm aspekte historike dhe ngjarje konkrete, por duke e trajtuar edhe në aspekte të tjera të ndjeshme për kombin shqiptar, duke përfshirë elementin e gjuhës shqipe apo trajtimin e fizionomisë gjeografike dhe etnologjike të Shqipërisë.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-05-26

How to Cite

Mikeli (Vata), R. (2025). Çështja shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) në shkrimet publicistike të At Gjergj Fishtës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, (1), 277–288. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/21