Kriza humanitare në viset e pushtuara shqiptare gjatë Luftërave Ballkanike dhe Konferenca e Ambasadorëve e Londrës (1912-1913)

Autorët

  • Ardian Muhaj

Fjalët Kyçe:

Konferenca e Ambasadorëve në Londër, luftërat ballkanike, kriza humanitare

Abstrakti

Përmasat dhe pasojat e luftërave ballkanike nuk mund të kuptohen qartë pa marrë parasysh edhe aspektin e krizës humanitare që këto luftëra shkaktuan gjatë dhe pas zhvillimit të luftimeve në terren. Edhe përmasat e krizave humanitare të shkaktuara nga luftimet mes palëve të përfshira ndikonin negociatat dhe vendimmarrjen në Konferencë. Në këtë punim do të përqendrohemi në shqyrtimin shumëdimensional të krizës humanitare në trojet shqiptare që u pushtuan nga shtetet fqinje, si: Serbia, Greqia, Mal i Zi, Bullgaria. Qëndrimi i këtyre shteteve ndaj shqiptarëve pasqyrohej në gjendjen e përgjithshme të popullsisë në viset shqiptare të pushtuara prej tyre. Raportet mbi përmasat e krizës humanitare që mbërrinin në kancelaritë dhe shtypin evropian kishin edhe si synim ndikimin e vendimmarrësve në Konferencë në favor apo kundër një shteti apo popullsie të caktuar. Përpjekjet e delegacionit të qeverisë shqiptare, trajtimi dhe vendimet e marra në Konferencën e Ambasadorëve ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithashtu ndikoheshin jo vetëm nga interesat gjeopolitike që përplaseshin, por edhe nga gjendja e krizës humanitare të krijuar në terren. Shqyrtimi i pasojave të rënda të krizës humanitare që i shtoheshin pasojave politike, ekonomike e shoqërore që solli pushtimi i viseve shqiptare nga këto shtete fqinje, përbën një aspekt me rëndësi për plotësimin e panoramës së përgjithshme historike të kësaj periudhe.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-05-26

How to Cite

Muhaj, A. (2025). Kriza humanitare në viset e pushtuara shqiptare gjatë Luftërave Ballkanike dhe Konferenca e Ambasadorëve e Londrës (1912-1913). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, (1), 263–276. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/20