Organizimi dhe veprimtaria e diasporës shqiptare në Norvegji 1987-2008
Fjalët Kyçe:
LPK, GKKNH, Berit Backer, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, UÇK.Abstrakti
Kumtesa shqyrton organizimin dhe veprimtarinë e diasporës shqiptare në Norvegji gjatë viteve 1987-2008, duke theksuar rolin e saj në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në mbështetjen e UÇK-së. Në pjesën e parë analizohet strukturimi dhe veprimtaria e LPK-së në Norvegji dhe e Grupit për Kosovën pranë Komitetit Norvegjez të Helsinkit (GKKNH), të cilët kontribuuan në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në Norvegji dhe në kuadër të “Procesit të Helsinkit” (FNH, KSBE etj.). Pjesa e dytë trajton riorganizimin e diasporës përmes Bashkësisë Shqiptare në Norvegji (BShN), e cila unifikoi veprimtarinë e saj drejt një qëllimi të përbashkët në mbështetje të UÇK-së. Përveç ndihmës financiare, logjistike, politike dhe diplomatike, kjo diasporë realizoi edhe veprimtari të rëndësishme humanitare në bashkëpunim me struktura të caktuara të shoqërisë dhe shtetit norvegjez, si p.sh. vendosja e spitalit fushor NorHosp në zonën kufitare Shqipëri-Kosovë, për t’u ardhur në ndihmë UÇK-së. Përmes dokumenteve arkivore, shtypit të kohës dhe dëshmive të verifikueshme, kumtesa argumenton se diaspora shqiptare në Norvegji ka pasur një rol të rëndësishëm si në inkurajimin dhe mbështetjen e procesit të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, ashtu edhe në inkurajimin dhe përkrahjen e UÇK-së, si mjeti i fundit për imponimin e çështjes së Kosovës për zgjidhje në kuadër të agjendës ndërkombëtare.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Lekaj, N. (2025). Organizimi dhe veprimtaria e diasporës shqiptare në Norvegji 1987-2008. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 533–556. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1701
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
