Kontributi i diasporës shqiptare në Australi për Kosovën
Fjalët Kyçe:
Diaspora shqiptare, emigracioni shqiptar në Australi, identiteti kombëtar, çështja e Kosovës.Abstrakti
Ky punim trajton në mënyrë të thelluar historinë, zhvillimin dhe kontributin e komunitetit shqiptar në Australi, me theks të veçantë mbi rolin e tij në mbështetjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe në veçanti të Kosovës. Përmes një qasjeje historike dhe analitike, studimi synon të ndriçojë mënyrën se si emigracioni shqiptar, që nga periudhat e hershme të vendosjes e deri në ditët tona, ka arritur të ruajë dhe afirmojë identitetin kombëtar në një mjedis të huaj shoqëror e kulturor. Analiza mbështetet në burime historike, dokumente arkivore, dëshmi të pjesëtarëve të komunitetit dhe materiale të mbledhura gjatë vizitës zyrtare të udhëheqësit të seksionit të historisë në Muzeun e Kosovës, z. Sadik Krasniqi, në Australi gjatë vitit 2011. Ky mision kërkimor ka pasur për qëllim evidentimin dhe dokumentimin e trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve në kontinentin australian, duke përfshirë organizatat, shoqëritë patriotike, aktivitetet kulturore dhe kontributin humanitar të diasporës. Rezultatet e studimit dëshmojnë se diaspora shqiptare në Australi ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përkrahjen e aspiratave për liri e pavarësi të Kosovës. Përmes veprimtarisë së saj të organizuar, ajo ka ndërtuar ura lidhëse mes atdheut dhe mërgatës, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të çështjes shqiptare. Në përfundim, përvoja historike e këtij komuniteti dëshmon për ekzistencën e një patriotizmi të qëndrueshëm, të mishëruar në forma të shumta të solidaritetit, veprimit shoqëror dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Studimi nënvizon se kontributi i shqiptarëve në Australi përbën një segment thelbësor të historisë së përgjithshme të popullit shqiptar dhe meriton një vëmendje të veçantë në kuadër të studimeve bashkëkohore mbi diasporën dhe identitetin kombëtar.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Krasniqi, S., & Rraci, B. (2025). Kontributi i diasporës shqiptare në Australi për Kosovën. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 507–520. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1699
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
