Shtypi i mërgatës shqiptare pas vitit 1968 dhe roli i tij

Autorët

  • Ibish Neziri

Fjalët Kyçe:

Shtypi i mërgatës, demonstratat e vitit 1968, mërgata shqiptare, çështja kombëtare, demonstratat e vitit 1981, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, Zëri i Kosovës.

Abstrakti

Ky punim trajton ndikimin dhe zhvillimin e shtypit shqiptar në mërgatë pas demonstratave të vitit 1968, me fokus në rolin e tij në informimin dhe mobilizimin e mërgimtarëve. Shtypi i diasporës luajti një rol kyç në pasqyrimin e gjendjes së shqiptarëve që mbetën nën pushtimin jugosllav, si dhe në promovimin e kauzës për çlirim dhe bashkim kombëtar. Duke marrë për model gazetën e Jeronim de Radës “Shqiptari i Italisë”, shtypi shqiptar u konsolidua në vende të ndryshme të Evropës dhe ShBA-së, ku ishin përqendruar emigrantët shqiptarë, veçanërisht nga Kosova dhe viset e pushtuara. Në këtë studim analizohen gazetat “Besa”, “Flamuri”, “Besa Shqiptare”, “Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës”, “Zëri i Kosovës”, si dhe një sërë gazetash, revistash e botimesh të tjera, të cilat u bënë platforma kryesore të informimit dhe organizimit politik në mërgatë, sidomos para luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu, studimi përfshin një analizë të pesë radiove në Zvicër dhe një në Danimarkë, të cilat patën ndikim të rëndësishëm në informimin dhe ndërgjegjësimin e mërgimtarëve. Në përfundim, ky punim argumenton se shtypi i mërgatës jo vetëm që dokumentoi dhe shpërndau informacionin, por gjithashtu ndihmoi në forcimin e identitetit kombëtar dhe në mobilizimin e diasporës shqiptare për çështjen kombëtare.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-03

How to Cite

Neziri, I. (2025). Shtypi i mërgatës shqiptare pas vitit 1968 dhe roli i tij. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 485–498. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1697