Demonstratat e diasporës shqiptare për sensibilizimin e çështjes së Kosovës

Autorët

  • Emrush Xhemajli

Fjalët Kyçe:

Diasporë, Demonstratë, Kosovë, OKB, Gjenevë, Rambuje.

Abstrakti

Diaspora shqiptare dha kontribut të jashtëzakonshëm për sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. Një nga format e rëndësishme për sensibilizimin e opinionit botëror, qeverive të vendeve të botës dhe organeve e organizatave ndërkombëtare ishin demonstratat, protestat, mitingjet, marshimet e shqiptarëve jashtë vendit. Ato u mbajtën në një hark kohor, që filloi në vitin 1981 dhe zgjati deri në vitin 2001, sa herë ishte e nevojshme, rrafsh 20 vjet me radhë. Vala e parë e demonstratave të shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë në vitin 1981, në mbështetje të demonstratave gjithëpopullore të pranverës së atij viti për barazi dhe Republikë në Jugosllavi. Vala e dytë e rritjes së protestës dhe numrit të protestuesve ka qenë në vitet 1988-90, kundër heqjes së autonomisë së Kosovës dhe për Republikë e Pavarësi dhe vala e tretë ka qenë në vitet 1998-1999 në mbështetje të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, për çështje të caktuara, si kundër prezencës së trupave ruse në Kosovë, kundër vazhdimit të strukturave shtetërore të Serbisë në Veri e disa pjesë tjera të Kosovës, për çështjen shqiptare në Maqedoni e Kosovën Lindore demonstrata u bënë edhe pas vitit 1999, deri në vitin 2001.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-03

How to Cite

Xhemajli, E. (2025). Demonstratat e diasporës shqiptare për sensibilizimin e çështjes së Kosovës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 469–476. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1695