Diaspora shqiptare nga Mali i Zi në SHBA
Fjalët Kyçe:
viset shqiptare, popullsia, emigrimi, ShBA.Abstrakti
Emigrimi i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në Mal të Zi nuk paraqet ndon- jë çështje të panjohur, duke marrë parasysh se një dukuri e tillë është e pran- ishme kudo në hapësirën etnogjeografike shqiptare në Siujdhesën Ilirike. Por një dukuri e tillë ka të veçantat e veta në ketë mjedis, sepse ndonëse shqiptarët marrin pjesë me 5% të popullsisë së përgjithshme(2023), ata në kuadër të diasporës nga ky vend marrin pjesë me 1/3 e popullsisë së emigruar, që është dëshmi për statusin e tyre social në këtë mjedis. Duke marrë parasysh se në aspektin e zhvillimit shoqëror e ekonomik viset shqiptare ishin dhe janë edhe sot ndër më të pazhvilluarat në Mal të Zi, ky ishte motivi kryesor i emigrimit të tyre në botën e jashtme. Një dukuria e tillë ka filluar nga dekada e tetë e shek., XIX e cila vazhdon deri në ditët tona, që dëshmohet në sajë të të dhënave statistikore. Por, ne me këtë rast do të trajtojmë emigrimin e shqiptarëve krye- sisht në ShBA, e cila në këtë vend ka emigruar me të madhe, sidomos nga viti 1968 duke vazhduar deri në vitin 2000, ndërsa më pas me intensitet më të ultë, që është e pranishme edhe në ditët tona. Nga një emigrim i tillë që me të dre- jtë quhet diasporë, sipas të dhënave aproksimative del se me tepër shqiptarë nga Mali i Zi ka në diasporë se sa në viset e tyre etnike, që është në favor të spastrimit të “heshtur” etnik të shqiptarëve në këtë mjedis.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Draga, N. (2025). Diaspora shqiptare nga Mali i Zi në SHBA. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 413–426. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1691
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
