Kontributi i diasporës shqiptare në Zvicër për luftën çlirimtare në Kosovë (1998-1999)
Fjalët Kyçe:
Diaspora, demonstrata, lufta, Zvicra, “Vendlindja Thërret”, UÇK.Abstrakti
Regjimi jugosllav, i dominuar nga Serbia, zhvilloi fushatë të pandërprerë antishqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjitha viset e banuara me shqiptarë. Nga kjo fushatë antishqiptare, një numër që i shpëtoi burgosjeve (nxënës dhe mësues) u detyruan të migronin kryesisht në Evropën Perëndimore. Diaspora shqiptare gjatë kësaj periudhe filloi një aktivitet të dendur politik në denoncimin e represionit, përndjekjeve, persekutimin, burgosjen në vendlindje para organizatës ndërkombëtare të OKB. Diaspora shqiptare në të gjitha vendet e Evropës dhe botës ishte e organizuar dhe zhvillonte aktivitet të pandërprerë politik në dobi të çlirimit të atdheut. Diaspora shqiptare vepronte si organizatë gjysmë-ilegale me program e statut si dhe dokumentet e tjera organizative - LPRK (Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës). Diaspora shqiptare u bë burim kryesor i financimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kontribuar me fonde të konsiderueshme përmes mekanizmave si “Fondi i 3%-shit” dhe “Vendlindja Thërret”. Përveç ndihmës financiare, diaspora shqiptare në Zvicër luajti një rol kyç në sensibilizimin e opinionit publik dhe politikës zvicerane, si dhe në lobimin aktiv pranë organizatave ndërkombëtare për njohjen e situatës së rëndë në Kosovë dhe për mbështetjen e pavarësisë së saj. Aktivitetet humanitare ishin gjithashtu të dukshme, me diaspora që organizoi dërgesa të shumta me ndihma ushqimore, medikamente dhe materiale të tjera urgjente. Ky studim analizon format konkrete të kontributit të diasporës shqiptare në Zvicër, duke u bazuar në burime historike, intervista dhe dokumente arkivore. Ky hulumtim përforcon narrativen se diaspora shqiptare në Zvicër ka qenë një faktor i fuqishëm dhe i organizuar që ndikoi ndjeshëm në rrjedhat politike dhe ushtarake të luftës së fundit në Kosovë.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Ademi, M. (2025). Kontributi i diasporës shqiptare në Zvicër për luftën çlirimtare në Kosovë (1998-1999). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 391–396. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1689
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
