Problematika të diasporës dhe emigracionit politik shqiptar në epokën e Luftës së Ftohtë

Autorët

  • Gjon Boriçi

Fjalët Kyçe:

Shqipёria, Europё Perendimore, emigracioni politik, ndjekje, informacion.

Abstrakti

Historia politike e diasporёs dhe emigracionit politik shqiptar qё jetonin nё vendet e Perёndimit dhe jo vetёm pas pёrfundimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore, mbetet ende njё mister i pazbuluar pёr studiuesit dhe tё interesuarit e kёsaj fushe. Duke qenё se pёr njё kohё shumё tё gjatё arkivat kombёtare lidhur me kёtё çёshtje kanё qenё tё mbyllura pёr studiuesit dhe jo vetёm, mendoj se ёshtё momenti i duhur qё tё fillojnё tё kryhen studime serioze lidhur me situatёn reale tё diasporёs dhe tё emigracionit politik shqiptar nё kuptimin e plotё tё fjalёs, gjatё epokёs sё Luftёs sё Ftohtё. Punimi mbështetet nё masёn mbi 90% nё dokumente autentikё, shumica e tё cilёve do t’i prezantohen pёr herё tё parё. Bazuar nё kёto dokumente origjinalё shumica e tё cilёve janё deklasifikuar vetёm vitet e fundit, do tё paraqes njё kumtesё qё hulumton harkun kohor 1945-1959, qё nё momentin kur diaspora dhe emigracioni politik shqiptar fillon e merr vёmendje tё konsiderueshme nga organet e pushtetit komunist nё Shqipёri, deri tek viti i fundit i marrёdhёnies “sё pathyeshme” shqiptaro-sovjetike dhe riacarimit shqiptaro-jugosllav. Nёpёrmjet analizave tё thelluara kёrkimore nё fondin arkivor tё arkivave nё Republikёn e Shqipёrisё dhe strukturave tё tjera tё shtetit shqiptar, si dhe nё literaturёn mё tё fundit kombёtare dhe ndёrkombёtare, nёpёrmjet njё metodologjie analitiko-historike, do tё pёrpiqem tё hedh dritё mbi situatёn reale politike dhe ekonomike tё diasporёs dhe emigracionit politik shqiptar tё atyre viteve, duke sjellё dhe analizuar profesionalisht informata, raporte dhe studime tё strukturave tё ndryshme tё shtetit shqiptar nё harkun kohor 1945-1959 tё paeksploruara mё parё dhe mundёsisht pёr të hapur njё debat mbi njё nga periudhat mё tё diskutuara dhe mё problematike tё Shqipёrisё nё atё kohё.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-03

How to Cite

Boriçi, G. (2025). Problematika të diasporës dhe emigracionit politik shqiptar në epokën e Luftës së Ftohtë. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 333–350. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1685