Federata panshqiptare “Vatra” dhe vëmendja e saj ndaj çështjes së Kosovës

Autorët

  • Bendis Kraja

Fjalët Kyçe:

Vatra, Dielli, diaspora, çështja e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abstrakti

Tema që trajtojmë ka marrë shtysë nga njohja me librin “Vatra në kapërcyell të shekujve” e autorit Gj. Buçaj, një përmbledhje skrupoloze dokumentacioni nga veprimtaria, jeta, puna e Federatës Panshqiptare “Vatra” për një segment të caktuar kohor. Duke u njohur me veprimtarinë shumëpalëshe të pasqyruar përmes një arkivi të mbajtur me kujdes, të ndarë e sistemuar nga ana kronologjike e përmbajtjesore, vërejmë se çështja e Kosovës është një ndër përpjekjet më të mëdha të vatranëve në dobi të çështjes së kombit. Hulumtimet më pas me gazetën “Dielli”, artikujt e saj, si dhe kryesisht me pesë vëllimet e Institutit të Historisë- Prishtinë “Vatra dhe shqiptarët në Amerikë” na përforcojnë bindjen se prioritet i veprimtarisë së Vatrës ndër vite ishte sensibilizimi dhe mbështetja intensivisht, në forma shumëpalëshe e përpjekjeve dhe luftës së Kosovës për liri. Duke qenë një nga organizatat më të rëndësishme të diasporës shqiptare, kontributi i saj mbetet i jashtëzakonshëm për gjithë çështjen kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti. Ajo luajti një rol kyç në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Kosovës, loboi dhe ndihmoi për ndërhyrjen e ShBA-së dhe Nato-s gjatë luftës në Kosovë. Mbështetja e më pastajme e Vatrës në procesin e konsolidimit të shtetit në Kosovë është një tjetër aspekt i kontributit të saj si “amanetqare” e madhe në përpjekjet e saj për të ecur në drejtimin e caktuar nga paraardhësit e saj të ndritur që objektiv patën: interesi kombëtar mbi çdo interes tjetër!

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-03

How to Cite

Kraja, B. (2025). Federata panshqiptare “Vatra” dhe vëmendja e saj ndaj çështjes së Kosovës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 323–332. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1684