Shkaqet dhe pasojat e shpërnguljes së shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913

Autorët

  • Izet Miftari

Fjalët Kyçe:

Shpërngulje e shqiptareve, vitet 1912-1913, Kosova, Shqipëria, Perandoria Osmane, shteti serb, Greqia, Mali i Zi.

Abstrakti

Gjatë Luftës së Parë Ballkanike, përveç se u kryen shumë krime e mizori ndaj shqiptarëve, u dëbuan dhe u shpërngulen qindra mijëra të tjerë për në vende të ndryshme, sidomos për në Turqinë e sotme, e pas vitit 1912, edhe në Shqipëri. Për tmerrin që përjetuan shqiptarët gjatë Luftërave Ballkanike, na njofton shtypi i kohës, sidomos ai perëndimor, pastaj autor të ndryshëm që janë marrë me këtë periudhë, e në veçanti, një nga burimet e dorës së parë, është edhe libri i Leo Frojdlit, Golgota e Shqipnisë. Ky, në një rast shkruan: “Serbët shpallen krejt haptas se shqiptarët myslimanë duheshin asgjësuar, sepse kjo ishte e vetmja mënyrë për të sjellë paqen në vend”! Andaj, nga ky qëndrim i serbëve, nënkuptojmë se ata shqiptarë që mbijetonin, planifikohej që të shpërnguleshin nga Kosova dhe viset të tjera të pushtuara nga Serbia, Greqi e Mali i Zi. Po ashtu, bazuar në shumë të dhëna, mund të dimë deri diku edhe për shpërnguljen me dhunë të mijëra shqiptarëve nga Kosova e viset e tjera që mbeten jashtë shteti shqiptar, për në shtete të tjera, e veçanërisht për në Perandorinë Osmane (Turqi, pas vitit 1923). Qëllimi apo shkaku kryesor i shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta, që mbeten jashtë shtetit shqiptar, ishte që të pastrohej nga elementi shumicë shqiptare, dhe të sllavizohej apo greqizohej gjeografia etnike shqiptare. Për t’ia arritur këtij qëllimi, janë përdorur forma e metoda të ndryshme antinjerëzore, si: vrasje, dhunë, burgosje, sekuestrim i tokave, shkelje drastike të të drejtave themelore të njeriut etj. Numri i shqiptarëve të shpërngulur gjatë viteve 1912-1913 ishte i konsiderueshëm.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-03

How to Cite

Miftari, I. (2025). Shkaqet dhe pasojat e shpërnguljes së shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 235–248. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1679