Suprimimi i autonomisë së Kosovës (1989) - uvertyrë e rrënimit ekonomik dhe shpërnguljes

Autorët

  • Ibrahim Gashi
  • Kosovar Alija

Fjalët Kyçe:

autonomia. ekonomia, migrimi, diaspora, remitanca, etj.

Abstrakti

Suprimimi i autonomisë së Kosovës në vitin (1989) pati pasoja të rëndësishme ekonomike dhe migratore, veçanërisht për popullsinë etnike shqiptare. Shqiptarët etnikë, të cilët përbënin shumicën në Kosovë, humbën përfaqësimin politik dhe shumë të drejta civile. Kjo periudhë ndryshe është cilësuar edhe si një okupim institucional i autoriteteve serbe mbi Kosovën, të cilat janë manifestuar me pasoja të rënda ekonomike. Shqiptarët etnikë u hoqën nga puna në sektorin publik, duke përfshirë pozitat qeveritare, arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Rreth 100,000 punëtorë shqiptarë u pushuan nga ndërmarrjet shtetërore. Kosova, tashmë një nga rajonet më të varfra në Jugosllavi, vuante nga reduktimi i investimeve shtetërore. Projektet infrastrukturore dhe zhvillimi industrial kanë ngecur. Rrënimi i bazës ekonomike, humbja e vendeve të punës dhe dhuna e shtuar policore shkaktuan një valë të madhe migratore, të largimit të punëtorëve dhe kryesisht të të rinjve nga Kosova. Mijëra shqiptarë të Kosovës migruan jashtë vendit, veçanërisht në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, duke kërkuar punë. Shumë kosovarë që u larguan gjatë viteve 1990 krijuan komunitete të forta të diasporës, duke luajtur një rol vendimtar në mbështetjen politike dhe ekonomike të Kosovës, veçanërisht përmes remitancave dhe lobimit për pavarësinë e Kosovës.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-03

How to Cite

Gashi, I., & Alija, K. (2025). Suprimimi i autonomisë së Kosovës (1989) - uvertyrë e rrënimit ekonomik dhe shpërnguljes. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 229–234. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1678