Federata Vatra dhe zhvillimet politike në fillesat e rikrijimit të shtetit shqiptar 1920-1921
Fjalët Kyçe:
Federata Vatra, shtetformimi, liberalizmi politik, diaspora shqiptare, çështja e Kosovës.Abstrakti
Vatra i ndoqi me shumë kujdes zhvillimet politike, ekonomike e sociale në Shqipëri gjatë vitit 1921, madje mori pjesë aktivisht në to, përmes një grupi parlamentar, i cili përfaqësonte krahun më liberal dhe me profil perëndimor në politikën shqiptare. Në kuadër të një studimi të ri që po përgatis për këtë temë, e cila shtrihet përgjatë viteve 1920-1924, do të sjell disa fakte dhe analiza të reja lidhur me qëndrimin e Federatës Vatra të Amerikës për shumë çështje themelore dhe me shumë rendësi të procesit të shtetformimit dhe kombformimit të asaj kohe, dhe më gjerë, akoma të zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Çështjet themelore që do të trajtohen janë: Qëndrimi i Vatrës ndaj sistemit politik të vendosur në Shqipëri dhe atij që duhej të vendosej në të ardhmen e afërt; Qëndrimi i Vatrës ndaj grupeve politike që ishin krijuar në Shqipëri në këtë kohë, polemikat dhe idetë e saj liberale dhe ballafaqimi me forcat konservatore; Qëndrimi i Federatës Vatra ndaj çështjes së Kosovës në këtë kohë dhe përgjithësisht ndaj popullsive shqiptare të mbetura jashtë kufijve politikë të Shqipërisë; Qëndrimi i Vatrës ndaj Politikës së jashtme të shtetit shqiptar; Qëndrimi ndaj problemeve ekonomike, sociale, arsimore e kulturore me theks të veçantë tek reforma agrare.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Meta, B. (2025). Federata Vatra dhe zhvillimet politike në fillesat e rikrijimit të shtetit shqiptar 1920-1921. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 209–228. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1677
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
