Delegacionet e emigracionit dhe ato të Qeverisë së Durrësit, të Qeverisë së Tiranës në bisedimet e paqes në Paris 1919-1921
Fjalët Kyçe:
Konferenca e Paqes në Paris, çështja shqiptare, delegacionet shqiptare, diaspora shqiptare, vetëvendosja.Abstrakti
Studimi trajton rolin e delegacioneve të emigracionit shqiptar dhe të qeverive të Durrësit dhe të Tiranës në mbrojtjen e çështjes shqiptare gjatë Konferencës së Paqes në Paris (1919-1921). Në një kontekst të pafavorshëm ndërkombëtar, të shënuar nga marrëveshje të fshehta dhe pretendime territoriale të shteteve fqinje, Shqipëria u përball me rrezikun e humbjes së ekzistencës së saj shtetërore. Punimi analizon fragmentarizimin e përfaqësimit diplomatik shqiptar, ndikimin e mungesës së unitetit ndërmjet delegacioneve, si dhe kontributin e veçantë të diasporës shqiptare, sidomos asaj në ShBA, në sensibilizimin e faktorëve ndërkombëtarë. Vëmendje e posaçme i kushtohet delegacionit të qeverisë së Durrësit, mbështetjes së Federatës “Vatra” dhe ndërhyrjes vendimtare të politikës amerikane, e cila, përmes parimit të vetëvendosjes, ndihmoi në pengimin e ndarjes së Shqipërisë. Në përfundim, studimi vlerëson se, pavarësisht dështimit për realizimin e Shqipërisë etnike, përpjekjet e brendshme dhe mbështetja ndërkombëtare mundësuan ruajtjen e shtetit shqiptar në kufijtë e vitit 1913 dhe konsolidimin e tij institucional.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Gurakuqi, R. (2025). Delegacionet e emigracionit dhe ato të Qeverisë së Durrësit, të Qeverisë së Tiranës në bisedimet e paqes në Paris 1919-1921. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 183–208. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1676
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
