Atdheu përtej kufijve: diplomacia e diasporës dhe strategjitë e mobilizimit kombëtar
Fjalët Kyçe:
Diasporë, Federata Panshqiptare “Vatar”, Fan Stilian Noli, diplomaci, nacionalizëm transnacional, shtetformim.Abstrakti
Kumtesa shqyrton rolin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fokus Federatën Panshqiptare “Vatra” dhe figurën e Fan Stilian Nolit, si veprimtar politik dhe diplomatik në procesin e shtetformimit gjatë viteve 1912–1920. I vendosur në kuadrin teorik të nacionalizmit transnacional dhe nacionalizmit në distancë, punimi argumenton se diaspora nuk ishte thjesht mbështetëse e shtetit amë, por një veprimtare aktive që ndërtoi mekanizma alternativë përfaqësimi dhe ndikimi politik në arenën ndërkombëtare. Përmes katër shtyllave: shtypit, rrjeteve komunitare, kishës kombëtare dhe fushatave lobuese, kumtesa evidenton infrastrukturën e ngritur nga “Vatra”, e cila në kontekstin e Luftës së Parë Botërore, funksionoi si një “qeveri në mërgim”. Strategjia e Fan Nolit u përqendrua në “diplomacinë alternative”, që kishte në fokus ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe në mbrojtjen e integritetit territorial. Duke analizuar modelin e “Vatrës”, kumtesa arrin në përfundimin se nacionalizmi transnacional shërbeu si katalizator për shtetformimin në Shqipërisë. Komunitetet e diasporës mund të luajnë kështu, rol kyç në ruajtjen dhe avancimin e interesave kombëtare, veçanërisht në periudha krizash dhe vakumi institucional.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Dushku, L. (2025). Atdheu përtej kufijve: diplomacia e diasporës dhe strategjitë e mobilizimit kombëtar. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 139–150. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1673
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
