Çështja e Kosovës në qarqet politike të Francës 1992-1999

Autorët

  • Muhamedin Kullashi

Fjalët Kyçe:

opinioni francez, qasjet pacifiste, spastrimet etnike, ndërhyrja e NATO-s.

Abstrakti

Ndërhyrja e NATO-s, në fund të marsit të vitit 1999, u prit si ngjarje e rëndësishme dhe shpresëdhënëse nga një pjesë e madhe e opinionit francez, e veçmas nga gjithë ata që vepruan gjatë dhjetë vjetëve që të bëhet i ditur realiteti i rëndë në Kroaci, në Bosnje apo në Kosovë. Një pjesë tjetër e opinionit ishte kundër intervenimit. Por, kundërvënia ndaj intervenimit bëhej nga pozita të ndryshme etike dhe politike. Disa, si bie fjala, pacifistët, e kundërshtonin parimisht intervenimin si një dhunë që nuk mund të sjellë zgjidhjen politike të problemit, sado që shumica e tyre dëshmoi simpati dhe mbështetje për Kosovën dhe shqiptarët si viktima të regjimit serb. Disa të tjerë, republikanët e suvrenistët, nga spektri politik i majtë apo i djathtë (Chevenement-i, ministri i Punëve të Brendshme) dhe Pasuqa (ish-ministër i Punëve të Brendshme), e kritikonin intervenimin si “përzierje jolegjitime në punët e brendshme të një shteti sovran”. Disa të tjerë kritikonin këtë ndërhyrje në emër të interesave gjeopolitike të Francës në Ballkan, kurse një pjesë e mirë e së majtës ekstreme në saje të bindjeve të tyre antiamerikane e “anti-imperialiste”.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-03

How to Cite

Kullashi, M. (2025). Çështja e Kosovës në qarqet politike të Francës 1992-1999. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 109–122. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1671