Diaspora shqiptare e Egjiptit dhe pikëpamjet e përfaqësuesve të saj për çështjen kombëtare
Fjalët Kyçe:
Diaspora shqiptare, Egjipti, Shqipëria, Perandoria Osmane, Greqia, shtypi kombëtar, çështja kombëtare.Abstrakti
Në kumtesën që po paraqesim, trajtohet kontributi i diasporës shqiptare të Egjiptit për çështjen kombëtare. Prania e shqiptarëve në Egjipt është e hershme, por nga fillimi i shek. XIX deri në fillim të shek. XX, në Kajro dhe Aleksandri u krijuan bashkësi të mirëfillta shqiptare. Në qytete të ndryshme të Egjiptit si: Kajro, Aleksandri, Fajum, Dumjat, Abu Kir jetuan e vepruan një pjesë e rilindësve shqiptarë, si: Thimi Mitko, Milo Duçi, Spiro Dine, Jani Vruho, Filip Shiroka, Andon Zako Çajupi e të tjerë. Këto personalitete të shquara, të cilët jetuan e vepruan në Egjipt, u vunë në mbrojtje të interesave të atdheut dhe të të drejtave kulturore dhe politike të shqiptarëve. Përmes kësaj kumtese synohet të evidentohet fakti se diaspora shqiptare e Egjiptit në fillim të shek. XX u shqua edhe për mendimin politik e kulturor. Nga viti 1900 deri më 1911, në Egjipt, u botuan tetë gazeta dhe një revistë në gjuhën shqipe, të cilat dilnin kryesisht në Kajro. Në faqet e këtyre gazetave pasqyroheshin shqetësimet e patriotëve shqiptarë në lidhje me gjendjen e atdheut; shqyrtoheshin dhe analizoheshin shkaqet e dobësisë së Perandorisë Osmane, planet e shteteve fqinje për copëtimin dhe aneksimin e viseve shqiptare, përpjekjet e Patriarkanës së Stambollit, klerikëve të lartë ortodoksë grekë si dhe të drejtuesve të shtetit grek për greqizimin e shqiptarëve të viseve jugore të Shqipërisë. Në faqet e shtypit shqiptar të botuar në Egjipt pasqyroheshin mendimet e elitës intelektuale të kësaj periudhe lidhur me mënyrën e unifikimit të tyre për çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe; po ashtu, parashtroheshin pikëpamjet e tyre mbi rrugët se si mund të arrihej realizimi i të drejtave kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve. Përfaqësuesit kryesorë të mendimit politik të diasporës shqiptare të Egjiptit trajtuan dhe analizuan me kujdes politikën e ndjekur nga Turqit e Rinj në raport me shqiptarët si dhe qëndrimin që duhej të mbanin shqiptarët ndaj tyre.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2025-06-03
How to Cite
Kadria, S. (2025). Diaspora shqiptare e Egjiptit dhe pikëpamjet e përfaqësuesve të saj për çështjen kombëtare. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 97–108. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/1670
Konferenca
Seksioni
Kumtesa
