Qëndrimi i diplomacisë polake për luftën në Kosovë (1998-1999)

Autorët

  • Donika Avdulli

Fjalët Kyçe:

Polonia, diplomacia, lufta, Kosova, ndërkombëtarët

Abstrakti

Diplomacia polake ishte e përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës dhe për të siguruar paqen në Kosovë. Duke mbështetur ndërhyrjen ndërkombëtare, Polonia shprehu solidaritetin me viktimat e represionit dhe të dhunës dhe theksoi nevojën për të mbrojtur popullsinë civile. Polonia mori pjesë aktive në organizatat dhe forumet ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO, në gjetjen e zgjidhjeve për luftën në Kosovë. Përmes përfshirjes së saj në punën e këtyre organizatave, Polonia mbështeti përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për stabilizimin dhe paqen në rajonin e Ballkanit. Polonia ishte një nga vendet anëtare të NATO-s që mori pjesë në ndërhyrjen ushtarake që kishte për qëllim mbrojtjen e popullatës civile në Kosovë nga represioni i forcave serbe. Forcat ushtarake polake nuk morën pjesë drejtpërdrejt në luftimet në Kosovë, por ato vunë në dispozicion të forcave aleate hapësirën e tyre ajrore dhe morën pjesë në operacionet logjistike. Polonia ofroi ndihmë humanitare për popullatën e prekur nga lufta në Kosovë, duke ofruar, ndër të tjera: ushqime, ilaçe, produkte higjienike dhe gjëra të tjera të nevojshme. Gjatë trajtimit të temës do të përqendrohemi në këto pika kryesore: Kontributi i Polonisë në misionet paqeruajtëse: diskutimi i rolit që Polonia ka luajtur në misionet paqeruajtëse të OKB-së dhe NATO-s në Kosovë pas konfliktit të luftës në vitin 1999; Mbështetja politike dhe diplomatike: shqyrtimi i politikës dhe diplomacisë së Polonisë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe në përpjekjet për të ndaluar konfliktin dhe për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit; Ndihma humanitare dhe reagimi ndaj krizës: analiza e ndihmës humanitare dhe ndërhyrjes së Polonisë për të mbështetur popullsinë e Kosovës në periudhën e pasluftës; Diplomacia e Polonisë në nivel ndërkombëtar: vlerësimi i ndikimit të Polonisë në forume ndërkombëtare dhe në partneritetet rajonale për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit; Pasqyrimi në opinionin publik polak: shqyrtimi i opinionit publik në Poloni në lidhje me angazhimin e tyre në luftën në Kosovë dhe në rolin e tyre në ndihmën humanitare dhe paqeruajtjen e pasluftës.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-06

How to Cite

Avdulli, D. (2025). Qëndrimi i diplomacisë polake për luftën në Kosovë (1998-1999). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 593–626. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/107