Roli i mërgatës shqiptare për çlirimin e Kosovës

Autorët

  • Jeton Arifi
  • Dashnim Hebibi

Fjalët Kyçe:

Mërgatë, kontribut, mobilizim, përfaqësim

Abstrakti

Roli i mërgatës shqiptare në çlirimin e Kosovës është i pamohueshëm dhe si i tillë është i një rëndësie të veçantë. Mërgata shqiptare ka pasur rol të padiskutueshëm e vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe ky kontribut i saj është shumëdimensional, thelbi i të cilit shpaloset brenda faqeve të trungut të këtij shkrimi. Ky punim ka për qëllim hulumtimin e mobilizimit, në kuptim të kontributdhënies, si veprim shoqëror e politik, ekonomik, diplomatik, midis anëtarëve dhe organizatave kulturore e atdhetare ekzistuese të mërgatës, në relacion me luftën e Kosovës së vitit 1998-1999. Meqë çështja si objekt studimi e hulumtimi nuk është trajtuar mjaftueshëm dhe ka nevojë për qasje dhe këndvështrime të reja, trungu i këtij punimi ofron të dhëna të mjaftueshme, të shkruara për të hedhur dritë mbi kontributin real, mbase edhe pak të njohur, të komunitetit shqiptar të shpërndarë nëpër botë, për çlirimin e Kosovës. Në periudhën e paraluftës dhe të pasluftës, kontributi kryesor i mërgatës mbetet i njëjti - ai financiar. Kurse, gjatë ditëve kritike të kombit, luftës për çlirimin e vendit, mërgata e ka treguar veten edhe në dimension të përfaqësimit e sidomos në ofrimin e kuadrove ushtarake, profesionale dhe vullnetare. Publikimi i këtij punimi do të mund të shërbejë si literaturë shtesë për studiues të tjerë, sepse thelbi i hulumtimit është i përqendruar në burime parësore të zhvilluara nga autorët e këtij hulumtimi, të cilat

Mërgatë

janë kryesisht intervista me dhe reportazhe për veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, respektivisht të çlirimit të Kosovës.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2025-06-06

How to Cite

Arifi, J., & Hebibi, D. (2025). Roli i mërgatës shqiptare për çlirimin e Kosovës. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 1(1), 573–584. Retrieved from https://konferenca.al/ih-rks/article/view/105