Burimet bibliografike për luftën e Kosovës: statistika, raporte dhe ditarë lufte
Fjalët Kyçe:
Lufta e Kosovës, libra, biblioteka, statistika, raporte, ditarë lufteAbstrakti
y artikull paraqet një studim bibliografik mbi literaturën librare të botimeve me tematikë luftën e Kosovës (1997-1999). Këtu është trajtuar në rrafshin e të dhënave statistikore pothuajse e tërë literatura botërore e librave të botuar që në çfarëdo aspekti apo niveli e kanë për subjekt luftën e Kosovës. Botimet e para të librave për luftën e Kosovës, kanë filluar të publikohen qysh në kohën kur po zhvillohej kjo luftë, ndërkohë gjatë periudhës 25-vjeçare pas përfundimit të kësaj lufte më 1999, numri i librave për këtë luftë është shumëfishuar në mënyrë eksponenciale. Deri në vitin 2024, nga autorë shqiptarë janë botuar mbi 600 libra për luftën e Kosovës, kurse autorë nga e gjithë bota kanë botuar mbi 7 000 libra të tjerë me tema nga lufta e Kosovës. Ky punim është rezultat i një studimi më të gjerë mbi burimet bibliografike për luftën e Kosovës, i realizuar nga hulumtime të kryera në 45 biblioteka në 43 shtete të botës. Ky korpus kaq i madh i librave të publikuar me tema nga lufta e Kosovës përbëhet nga një larushi zhanresh, si: ditarë lufte, reportazhe lufte, raporte organizatash ndërkombëtare, kujtime, analiza ushtarake, përmbledhje intervistash dhe historish gojore, botime me dokumente dhe fotografi, biografi luftëtarësh, studime etj. Por ky artikull është i përqendruar vetëm në dy kategori librash që përgjithësisht janë të ndërtuar mbi burime të dorës së parë të prodhuara qysh në kohën e luftës, gjegjësisht mbi raportet e organizatave të ndryshme dhe te
ditarët e luftës. Në këtë artikull janë listuar bibliotekat kombëtare dhe ndërkombëtare me numrin më të madh të librave për luftën në Kosovë; janë përmbledhur raportet më të rëndësishme apo më të referuara për luftën e Kosovës; si dhe janë kategorizuar disa nga ditarët e luftës të botuar nga fletoret me shënime të mbajtura nga dëshmitarë dhe personalitete të ndryshme gjatë kohës që po zhvillohej lufta në Kosovë.
